Kryesore » 2012 » Maj » 18 » Jackie Chan del në pension
11:39 PM
Jackie Chan del në pension
Jackie Chan ka njoftuar daljen e tij në pension pas më shumë se 100 filmave ku artet marciale u përcollën tek publiku të përziera me nota humori nga aktori. 58-vjeçari pranoi se është shumë i vjetër për skenat e karatesë. Aktori e dha lajmin gjatë prezantimit të filmit të tij të fundit ‘Chinese Zodiac’ që do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.
 "Jam shumë, shumë i lodhur. Ky është filmi im i fundit aksion sepse nuk jam më i ri. Gjithashtu nuk më pëlqen të bëj më filma të tillë sepse jam i shqetësuar nga rritja e sjelljes agresive të njerëzve në ditët e sotme”, shtoi Jackie Chan."Është një dilemë e madhe: mua më pëlqen të luftoj, më pëlqen aksioni, por nuk më pëlqen dhuna”, shtoi 58-vjeçari, i cili po mendon për role ndryshme në të ardhmen.”Dua të jem një aktor i vërtetë, dua të heq etiketimin që kam për momentin. Dua që publiku të dijë se nuk jam vetëm një komedian. Ditë pas dite dhe vit pas viti do ju tregoj se kush është Jackie Chan”, përfundoi aktori.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D