Kryesore » 2012 » Qershor » 7 » Ish i dashuri i Dafinës rrah Ledrin
11:40 PM
Ish i dashuri i Dafinës rrah Ledrin
Ledri Vula, anëtari i labelit Babastars, aktualisht në lidhje dashurie me këngëtaren Dafina Zeqiri, është rrahur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga Krenar Çoçaj, ish i dashuri i Dafinës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit, para lokalit "Depo” në Prishtinë, njofton KTV.Si pasojë e kësaj, Ledri është dërguar në spital pasi që ka pësuar çarje në vetulla. Mësohet se bashkë me të ka qenë edhe anëtari tjetër i labelit Babastars, Getoar Selimi. Ajo që dihet është se Krenari ishte shoqëruar me Ledrin gjatë kohës sa ishte bashkë me Dafinën, përderisa ata ishin hidhëruar pas një udhëtimi të çiftit në Suedi, pasi Baba Records kishin ndërprerë një bashkëpunim me Dafinën.Në të njëjtën kohë edhe Krenari i kishte dhënë fund lidhjes me Dafinën pas gati dy vitesh bashkëjetese.Dafina Zeqiri, e njohur në muzikë si Duffy, është 23 vjeçare, dhe i hyri muzikës në fillim si shkruese tekstesh e pastaj si këngëtare. Në vitin 2008 publikoi albumin e saj të parë më titull "Knock Down”, që pati një sukses të madh. Prej atëherë, ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të përfolura, si për anën profesionale ashtu edhe për atë private. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D