Kryesore » 2012 » Maj » 1 » Inva Mula lind vajzë, e pagëzon me emrin e nënës Nina
12:15 PM
Inva Mula lind vajzë, e pagëzon me emrin e nënës Nina
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula sot në orën 10.29 minuta solli në jetë vajzën e saj, në klinikën e njohur pariziane Rue Nicolo.
Bashkëshorti i sopranës, Hetem Ramadani, i cili kishte kohë që e priste me emocion këtë lindje mësohet se i ka qëndruar pranë Invës, në këtë moment të vecantë të jetës së tyre.Në një atmosferë të lumtur miqtë e shumtë që e rrethonin mësuan emrin e vajzës, Nina Mula Ramadani, në kujtim të nënës së saj, Nina Mula. Ishte një lindje me fat të mbarë, siç u shpreh dhe doktoresha e kësaj klinike, ku ka lindur kohë më parë dhe vajza e çiftit Sarkozy.Duke dalë nga salla, miqtë francezë e shqiptarë e shoqëruan kalimin e Invës me një këngë të improvizuar, "Elle est neé la petite Nina” (Lindi Nina e vogël).
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D