Kryesore » 2011 » Maj » 15 » ( Intervistë ) – “kromatiX” drejt sukseve të reja
11:43 AM
( Intervistë ) – “kromatiX” drejt sukseve të reja
etova çdoherë është njohur për grupe të mëdha artistësh të zhanreve të ndryshme të muzikës, e njëjta traditë vazhdon edhe në ditët e sotme, talent të rinj bëjnë hapa të mëdha drejt sukseseve të një pas njëshme duke përfaqësuar këtë qytet në mënyrën më dinjitoze në skenën shqiptare të muzikës.

Duke vazhduar këtë traditë më 13 nëntor të vitit 2009 formohet grupi i këngëtarëve Kromatix i përbërë nga dy talent të dalluar të Tetovës Beran Ibishi dhe Besar Nuredini të cilët të apasionuar pas muzikës të zhanrit Hip-Hop/Rap formuan këtë grup të përbërë nga po këta të dy për të lënë shenja në historinë muzikore të këtij qyteti. Duke filluar nga këngë të stilit komercial e deri tek ato të cilat kanë tematik sociale grupi Kromatix po bën hapa të mëdha drejt një karriere të suksseshme. Për të krijuar një koncept më të qartë në lidhje me këtë grup të përbërë nga 2 anëtarët e lartëpërmendur, stafi i portalit Shqipmedia bëri intervistë paraprake me njërin prej antarëve të kromatiX respektivisht Beran Ibhsin ( B-Rill ) për ti njohur më mirë në lidhje me të kaluarën dhe ecurinë e tyre drejt së ardhmes duke përfshirë edhe projektet të cilët pritet ti realizojnë në të ardhmen.

Në fillim na tregoni se si erdhi deri te ideja që ju të merreni me muzikë dhe si lindi grupi "kromatiX”?

Ne, si kromatiX jemi njoftuar me njëri-tjetrin falë muzikës Rep,e kemi kuptuar shumë qartë njëri-tjetrin, kemi pasur synime të njëjta, ideja të njëjta dhe formuam kromatiX që së bashku të krijojmë atë qe jemi duke e krijuar momentalisht.

Cilët janë anëtarët e këtij grupi dhe pse "kromatiX”?

Antarë të grupit jemi dy veta Beran Ibishi (B Rill) dhe Besar Nuredini (GFaith) dhe emri kromatiX do ka të bëjë me notat muzikore dhe e i’a dhamë këtë emër grupit sepse ka të bëjë me muzikën.

Çdo fillim është i vështirë , kush ju ka mbështetur, a keni kushte ku mund të ushtroni dhe të bëni prova ?

Më parë lexoja tek thonin shumë artistë tjerë ‘Çdo fillim është i vështirë’ dhe se besoja shumë por tani jam bindur me këtë, mbështetje gjithmonë kemi gjetur tek familja, shokët dhe sigurisht edhe nga kolegët tanë pa marrë parasysh se çfarë muzike krijojnë ata. Më parë nuk i kishim kushte, po dalëngadalë tani posedojmë studion tonë ‘Switch On Studio’ dhe aty ushtrojmë dhe bëjmë prova.

Pse keni zgjedhur stilin rap dhe a keni bashkëpunim me grupe tjera?

Stilin rep e kemi zgjedhur, sepse është një stil i ‘lirë’ dhe mund të shprehesh se si ndjehesh, mund të cekësh tema, që jo shumë zhanre tjera të muzikës e bëjnë atë, është muzikë urbane, ka lindur nga rruga.

Keni bërë një album dhe një videoklip, si janë pritur dhe si i ka vlersuar publiku ?

Po kemi realizuar një album që titullohet ‘Drita në errësirë’ dhe paratë e grumbulluara nga ai album kanë shkuar për persona me aftësi te kufizuara dhe eshte pritur shumë mirë, gjithashtu edhe nga videoklipi "Tetova Bardh e Zi” jemi të tepër të kënaqur nga vlersimet e publikut.

Kush i shkruan tekstet dhe ku gjeni inspirimin?

Në botën e muzikës rap rallë ndonjë artist nuk i shkruan vetë, të gjithë repistët i shkruajnë vetë se ashtu e kërkon muzika rap poashtu edhe ne i shkruajmë tekstet të gjitha vet. Inspirohemi nga vet jeta jonë, nga rrethi jonë, e ceka edhe me larte, është stil i lirë dhe mund të frymëzohesh nga shumë gjëra.

Çfarë mendoni për muzikën Rap në Maqedoni?

Rapi këtu tek ne është ashtu si duhet të jetë, është shumë reale, në disa vende tjera muzika rap shqip ka devijuar totalisht, por kjo nuk do të thotë se nuk ka nevojë të kultivohet edhe më tepër, repi në Maqedoni ka nevojë për mbështetje nga mediat, që artistët të fitojnë më shumë vullnet dhe të marrin vlersime më shumë nga publiku.

Muzika për ju është vetëm hobi apo mjet për ekzistencë dhe si mendoni a mund të jetohet nga muzika këtu në Maqedoni?

Muzika për ne është një botë, pa të cilën ne nuk mund të jetojmë,ne jemi të dashuruar në muzikë dhe ndjehemi shumë mirë, kur krijojmë muzikë, e kemi më shumë se hobi, të themi si punë dhe kur e punon një punë me shumë dëshirë suksesin e ke të garantuar, mundë të jetë edhe mjet për ekzistencë edhe pse aktualishtë nuk e ka atë rol në jetën tonë.

Cilat janë planet e "kromatiX” ,a jeni duke përgaditur ndonjë risi ?

Plane kemi shumë dhe kemi shumë projekte, nga këta projekte, dy do të jenë me videoklipe, që do të realizohen shumë shpejtë dhe njëri nga ata do të publikohet ne verë, ndërsa tjetri me vonë. Pra kësaj vere do të angazhohemi si asnjëherë më parë.

Mesazh për fansat tuaj ?

Për fansat kemi një mesazh: Asnjëherë nuk ju kemi zhgënjyer dhe asnjëherë nuk do të bëjmë diçka të tillë,vazhdoni me mbështetjen tuaj, me sinqeritetin më të madh, pa ju jemi thjeshtë asgjë. Faleminderit!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D