Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Inis Gjoni martohet në një ceremoni “top secret”
0:51 AM
Inis Gjoni martohet në një ceremoni “top secret”
Si një dedikim për beqarinë e saj, ishte suksesi si regjisore e shfaqjes "Salla e banjës”, ku pesë femra janë në kërkim plot vuajtje të princit të kaltër apo të burrit ideal. Edhe ajo vetë asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u martuar dhe për të pasur një familje. Ndaj ky është momenti i saj. Bëhet fjalë për vajzën e njohur të spektakleve, Inis Gjoni, e cila nesër do i japë fund beqarisë në një ceremoni martese në Tiranë, që do ta organizojë në fshehtësi të plotë, larg syve të gazetarëve apo aparateve të fotografëve, raporton Panorama. Ceremonia që do organizohet në një nga lokalet e njohura për dasma në Tiranë, do të ketë të ftuar një rreth shumë të ngushtë miqsh të nuses dhe dhëndrit, si dhe familjarët respektivë të tyre, që do të gëzojnë kurorëzimin e Inis Gjonit me të dashurin e saj, Arian Selimi. Dasma organizohet ekzaktësisht një muaj pasi Ariani i bëri propozimin për martesë Inisit, në një ceremoni familjare të ideuar nga ai vetë. Në prani të të afërmve të tyre, Selimi i ka kërkuar bukuroshes së ekranit që të bëhet gruaja e tij. Momenti para shkëmbimit të puthjes ka qenë paksa zhgënjyes për Inisin, pasi nuk po shihte asnjë shenjë serioze në këtë propozim, ndërsa priste një unazë. Por s‘ka vonuar shumë dhe Ariani, pas shkëmbimit të puthjes i ka dhuruar unazën e veçantë, pas së cilës Inisi i ka thënë "po” propozimit të tij për martesë. Inisi dhe Ariani vendosën të martohen pak muaj pas lirimit të tij nga burgu i sigurisë së ulët së Rrogozhinës, më 16 shtator të vitit të kaluar. Ata rinisën bashkëjetesën në apartamentin e tij në Tiranë, pas një lidhjeje dashurie që e mbajtën si të tillë edhe gjatë gjashtë viteve, që Ariani ndodhej në burg. Ariani dhe Inisi, para burgosjes së tij kanë bashkëjetuar për një vit e gjysmë. Ata u njohën në Tiranë, ndërkohë që familja e tij jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prej vitit 1986. Nuk dihen planet e mëtejshme të 37-vjeçarit Selimi dhe 35-vjeçares, Inis Gjoni. Arjan Selimi ka lindur në vitin 1974 në Shkodër, ndërsa në kryeqytet ai njihet si një biznesmen i fuqishëm. Ai zotëron disa prej lokaleve më me emër në kryeqytet, në të cilat të rinjtë kalojnë pjesën më të madhe të kohës. Para arrestimit, 36-vjeçari kishte katër vjet që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që familja e tij jeton ende atje. Gjatë kohës që nuk kanë qenë afër njëri-tjetrit, Inis Gjoni iu përkushtua teatrit, me vënien në skenë të disa shfaqjeve. Po ashtu, ajo u shfaq në ekran me programin e saj "Takim ekskluziv” në "Tv Alsat”. Tashmë, për ish-balerinën simpatike nis një jetë e re, ku patjetër ajo do t’i gëzohet pritjes së fëmijës së parë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D