E enjtja ndërroi stinë, solli një engjëll. Inis Gjoni, kaçurrelsja e bukur, me tiparet e një aktoreje hollivudiane, me një karrierë të nisur si balerinë e talentuar, më pas si këngëtare, prezantuese e prej vitesh edhe si një regjisore e përgatitur ka shtuar dje një status të ri në jetën e saj. Mëngjesi i të enjtes i kthehu buzëqeshjen. Të qarat e një fëmije, e engjëllit që erdhi dje nga një botë tjetër e shndërruan atë në qenien më fatlume në rruzull. Fryma e vogëlushes e mbushi me energji pozitive. Sytë e saj i treguan të gjithë bukurinë që universi mbart, të cilën regjisorja Gjoni s’e kish zbuluar kurrë më parë. Lëkura e foshnjës e bëri të kuptojë se brishtësia ekziston. Dora me të cilën bebushja i shtrëngoi gishtin, i demonstroi më së miri se dashuria e fuqishme jeton dhe kjo është pikërisht dashuria që ka nëna për fëmijën.Këto ishin ndjesitë të cilat Inis Gjoni i preku dje e që nuk do t’i harrojë deri në fund të jetës së saj, pasi një identifikim i kësaj jete do të jetë pikërisht vajza e bukur. Do t’i mësojë shumë gjëra mikeshës së saj më të re, por mbi të gjitha do t’i tregojë që Inisi di të jetë një nënë që përmbush mungesa e fal pafundësi. Ndërsa lajmin e mësuam nga një status Facebook-u prej motrës së saj të madhe, Ildës, pasditja na gjeti në dyert e spitalit privat "Hygeia”. Ingritin e gjetëm atje. Gëzimi ishte ravijëzuar edhe në portretin e motrës së vogël të regjisores Gjoni, e cila është gjithashtu në pritje të një fëmije. Dhoma gjendet në korridorin e katit të tretë dhe këtë e bëjnë të dallueshme më shumë lulet e tullumbacet në hyrje të saj.
"It’s a girl” shkruhet në disa prej tyre. Inisi është energjike dhe i përgjigjet me delikatesë pyetjes së secilit prej të afërmve në dhomë. Mesazhet nuk kanë të pushuar, megjithëse bukuroshja nuk ka njoftuar ende të afërm apo miq.
Një zile celulari bie, vjen nga larg, janë familjarët e bashkëshortit të saj të ndjerë, Arjan Selimit, babait të vogëlushes që trokiti dje në këtë botë.
Prindërit dhe motra e tij telefonojnë nga Amerika për t’i dhuruar mirëseardhjen mbesës, shenjës së fundit të të birit, apo vëllait. Inisi diku përlotet, por sërish kthen buzëqeshjen. Vajza që lindi dje përmes operacionit është motivi i lumturisë së saj të përjetshme.
Vogëlushja është e shëndetshme, e bukur shumë dhe siç thonë familjarët e saj i ngjan të atit. Edhe emrin asaj ia ka zgjedhur babi, kështu ajo do të ketë një shenjë më shumë nga ai. Coco-Antonel, do të quhet princesha e re e botës. Doni të dini më shumë për domethë-nien?!
Ne e kemi për-gjigjen, Inisi na e tregoi. Coco-ja, ka qenë personazhi i preferuar i Selimit në komedinë "Salla e Banjës”, të cilën regjisorja e vuri në skenë në mars të këtij viti ndërsa Antonel, është gjinia femërore e emrit të babait të show-girl-it, të cilin Arjani e kish taksur t’ia vinte fëmijës së tyre të parë.
Ndonëse ai s’është më, Inisit i ka lënë shumë për t’u gëzuar. Një fëmijë! Urimeve që kanë mbërritur dje, e që jemi të bindur se do të vazhdojnë gjatë i bashkohemi edhe ne. "Një jetë sa më të gjatë princeshës së vogël, e një lumturi të pafundme mbretëreshës Inis!”
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS