Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » Imitatore perfekte(+VIDEO)
2:18 PM
Imitatore perfekte(+VIDEO)
Prekja e zogut nga Tuna nuk është ndonjë risi. Këtë e ka bërë Rihanna në dy koncerte të saj. Për Dafina Zeqirin ekzistojnë video ku ajo shihet duke kopjuar Rihannan e Beyonce, e pas nuk mbesin as kolegët e saj. Nëse shohim me kujdes veshjet dhe stilin e këngëtarëve tona do të shohim se shumica prej tyre kanë kopjuar jo vetë fustanet dhe stilin e tyre por edhe gjestet. Kur pyetën për këtë thonë se moda është universale, por kur kopjohen edhe gjestet e tyre madje edhe tatutë, atëherë ato i bën asgjë më shumë se këngëtare lokale dhe jo më shumë se diçka tjetër. 

Cilat janë "kopjet” e preferuara?

Është e vështirë të bësh një klasifikim korrekt të të famshmëve që kopjojnë artistet tona. Kjo, sepse është gati e pamundur të shohësh çdo performancë apo dalje publike të tyren. Megjithatë, në trojet shqiptare duket se ajo që është më e lehtë për t’u përshtatur është ajo që bën më tepër bujë. Të gjitha duan të duken si Beyonce dhe Jennifer Lopez.

Thuajse çdo model i flokëve të Beyonce është provuar nga gjysma e këngëtareve tona. Tuna në klipin e fundit dhe në koncertet e saj ka nisur të bëjë të njëjtat gjeste që bën Rihanna, duke prekur veten në pjesët intime. Beyonce, Jennifer Lopez, Rihanna e deri diku edhe Lady Gaga janë imazhet e preferuara për t’u kopjuar nga artistet tona. Po kjo nuk do të thotë se shou-girl si Kim Kardashian apo modele të tjera të njohura janë më pak të preferuara.

Elvana Gjata, dobësi për Jeniffer Lopez

Edhe pse mund të jetë më origjinalja me muzikën që bën, Elvana Gjata ka një dobësi për pop-divën amerikano-latine Jeniffer Lopez. Kjo gjë duket që nga makina që ajo mban, të cilën e ka të njëjtë me atë të Jeniffer Lopez. Elvana nuk është mjaftuar me kaq. Ajo shpesh provon modele flokësh apo edhe veshje, të cilat e bëjnë të duket një Jeniffer Lopez shqiptare.

Nora Istrefi në hapat e Emeli Sande

Së fundmi Nora nuk ka eksperimentuar me veshjen apo make-up e saj, por me flokët, po. Ajo ka qethur gjysmën e kokës njëlloj si këngëtarja e njohur Emeli Sande dhe Eva Simons.

Genta Ismajli njëlloj si Beyonce

Është i njëjti fustan. E vetmja gjë që nuk dimë me siguri është nëse firma është e njëjtë apo jo. Gjithsesi, Genta përherë në daljet e saj preferon t’i ngjajë paksa Beyonce-s.

Pasqyrat e Leonora Jakupit


Fustani i Leonorës me pasqyrat e saj u komentua si shumë i veçantë, por në fakt nuk ishte tërësisht origjinal. Siç shihet në këtë foto ideja ka qenë e Beyonce-s.

Rovena Stefa zgjedh Kim Kardashian


Në fakt nuk kanë asgjë të përbashkët Rovena Stefa dhe Kim Kardashian, po këngëtarja ka zgjedhur të vishet njëlloj si ajo. Nuk e dimë se kush ia ka bërë këtë sugjerim Rovena Stefës, por një veshje e tillë është shumë jashtë mode për në skenë, vetëm nëse Rovena ka qenë duke bërë një belidance.

Tuna elektrizon me prekjet intime alla Rihanna

Tuna duket se këtë verë është "infektuar” tërësisht nga Rihanna. Jo vetëm në klipin e saj por edhe në koncertet që këngëtarja ka mbajtur, ka bërë çdo gjest alla Rihanna. Siç duket ajo e ka kuptuar që prekja në vendet intime shkakton përherë reagim dhe madje njerëzve iu pëlqen. Njëlloj si Rihanna, ajo ka zgjedhur këtë mënyrë për të elektrizuar publikun e saj. Mund të themi që ia ka dalë, edhe pse nuk është ideja e saj origjinale. E sjellë në versionin Tuna, ka rezultuar një gjetje e suksesshme.

Adelina Tahiri "sfidon” Lopez

Adelina Tahiri në klipin e saj më të fundit duket se ka dashur t’i bëjë një sfidë të vërtetë Jennifer Lopez, edhe pse nuk ia ka dalë. E vetmja gjë që ka mundur të kopjojë nga klipi i saj "Dance again” janë imazhet ku këngëtarja shfaqet tepër "abbronzatissima”. Këtë ka mundur të sjellë edhe Adelina, së cilës të paktën për një moment i është dukur vetja njëlloj si J.Lo, edhe pse nuk mund të krahasohet me të për nga talenti apo fama.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D