Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Hekuran Krasniqi, Afërdita Dreshaj dhe “Gold AG”, këngë kushtuar Çamërisë
4:31 AM
Hekuran Krasniqi, Afërdita Dreshaj dhe “Gold AG”, këngë kushtuar Çamërisë
Me një gërshetim dhe laramani zhanresh do të paraqiten së bashku tre këngëtarët e njohur Hekuran Krasniqi, Afërdita Dreshaj dhe reperi Arian Agushi i njohur si "Golden AG”. Ata së shpejti do të lansojnë në treg një këngë të re e cila i dedikohet Çamërisë dhe kjo këngë do të lansohet bashkë me videoklip."Kemi vendosur që së bashku me Afërditën dhe Arianin të realizojmë një këngë kushtuar Çamërisë. Do të jetë një kombinim mes Hip-Hopit, labërishtes dhe toskërishtes. Është diçka e re në tregun muzikor dhe shpresojmë të pëlqehet në publik”, tha Hekuran Krasniqi për "Zërin”. Hekurani sapo ka përfunduar edhe një projekt tjetër të ri, me këngëtaren Adelina Hasani.Kënga titullohet "Çelet dera”, tekstin e së cilës e ka bërë Xoni, ndërsa muzikën dhe orkestrimin Hekuran Krasniqi. "Kënga bënë fjalë për një vajzë që në muzikë vjen më ndryshe se të tjerët, me një seriozitet, dinjitet dhe gjasë për të bërë shumë fansa, sa banorë ka Kina”, shton ai. Kjo këngë do të lansohet bashkë me videoklip, ndërsa Hekurani është i angazhuar edhe me realizimin e albumit të Adelinës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D