Kryesore » 2012 » Janar » 23 » Heidi Klum, lamtumirë martesës
11:04 PM
Heidi Klum, lamtumirë martesës
Supermodelja gjermane Heidi Klum, bashkëshortja e këngëtarit britanik me origjinë nga Nigeria, Seal, kanë dhënë lajmin e tyre sa i takon fundit të historisë së dashurisë, pas shtatë vitesh së bashku."Pas kaq shumë vitesh të mbushura me dashuri, lumturi dhe besnikëri dhe pasi kemi kërkuar shumë në shpirtin tonë, kemi vendosur që të ndahemi”, thuhet më tej në një deklaratë të çiftit, të cilët kanë së bashku 3 fëmijë dhe një vajzë në të cilën topmodelja e ka patur nga një marrëdhënie të mëparshme.38-vjeçarja, një nga modelet e Victoria ‘s Secret, i ka dhënë lamtumirën në vitin 2010-të, bashkëpunimit të saj me shtëpinë amerikane të modes. Ajo vendosi që të mos jetë më pjesë e sfilatave, duke i dhënë njëkohësisht lamtumirën edhe krahëve të ëngjëllit, simbol i gjigantit të të brëndshmeve.Lajmi i hidhur për një krisje të marrëdhënies së çiftit, ishin parashikuar nga shumë faqe thashethemesh.Çifti u kurorëzua në një plazh në Meksikë në vitin 2005. Fundi i dhimbshëm është konfirmuar dhe nga vetë këngëtari, i cili me anë të një mesazhi në twitter ka shkruar: "Fundi”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D