Kryesore » 2011»Tetor»5 » Gruaja e Bleros, xheloze për Dafinën, ja konflikti
2:41 PM
Gruaja e Bleros, xheloze për Dafinën, ja konflikti
Të gjithë e dinë se pas pjesëmarrjeve (dy herë radhazi, 2007 dhe 2008) në festivalin Polifest që zhvillohet në Kosovë, Dafina Zeqiri fitoi më së shumti famë falë bashkëpunimit me Bleron, "La vida loca”. Shumë persona janë të bindur se vajza që shfaqet thuajse gjysmë nudo në klip, duke bërë lëvizje mjaft provokuese, është pikërisht Dafina, edhe pse vetë Bleroja e ka mohuar më parë këtë gjë.E vërteta është se tanimë super e njohur, Dafina e hitit "Dangerously in love”, e cila për kopertina gazetash e revistash ka "luksin” të kërkojë para, i ka bërë dalje thuajse gjithë miqve të saj artistë, që nga Bleroja; producentit të albumit të saj të parë,Genc Prelvukaj e deri siç thuhet te Zanfina Ismajli, me të cilën është shoqëruar jashtëzakonisht shumë gjatë kohës që po ngjiste shkallët e karrierës.Sipas disa burimeve në Kosovë, e shoqja e Bleros, aktorja e njohur Teuta Krasniqi (e motra e Memli Kasniqit), e ka xhelozuar Dafinën që kur ajo u paraqit duke bërë striptizë mbi makinë në klipin e Bleros "La vida loca”. Që prej asaj kohe, dy këngëtarët nuk janë parë asnjëherë së bashku, madje as nëpër koncerte nuk takohen apo flasin, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka detajuar natyrën e konfliktit. Teuta, asokohe e dashura e Bleros, ndërsa tashmë gruaja e tij, duket të ketë ushtruar "autoritetin” e saj mbi këtë marrëdhënie.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS