Kryesore » 2011 » Maj » 7 » "Grifsha" të rreh e nuk pyet as për prokurorinë!
9:09 PM
"Grifsha" të rreh e nuk pyet as për prokurorinë!
Dhe telenovela vazhdon... Rrezarta Shkurta është thirrur sërish në organin hetues të kryeqytetit për sherrin me Rozana Radin. Shkurta është paraqitur përballë prokurorit të çështjes Ervin Karanxha ku i është përmbajtur pik për pikë asaj çka ka pohuar më parë në lidhje me "përleshjen" që ka pasur disa muaj më parë me ish-shoqen e saj Rozana Radi. Në këtë histori janë përfshirë e janë thirrur në Prokurorinë e Tiranës edhe shumë njerëz të njohur të botës së televizionit mes tyre edhe Ardit Gjerbrea, Çiljeta Çilaga, Sinan Hoxha etj.

Por ajo që ka habitur punonjësit e atij institucioni ka qenë një sulm i pajustifikueshëm që Rrezarta i ka bërë një gazetareje të Gazetës Shqiptare, e cila po mundohej ti bënte një foto këngëtares teksa dilte nga Prokuroria. Shkurta është treguar shumë agresive duke tentuar ti marrë aparatin nga dora e më pas gjithçka ka përfunduar në debate e fyerje. Jo vetëm kaq, por partneri I këngëtares, Ermali, një prej nipërve të Enver Hoxhës, pasi Ia "sekuestroi" aparatin gazetares, I fshiu nga memoria edhe fotot!

Rrezarta zihet me këdo që i del përpara... Dhe mesa duket paska marrë veset më tipike të politikanëve pa tru që mendojnë: hajde rrahim gazetarët se s'na ndodh asgjë! Kjo është e turpshme, sidomos për një vajzë që pretendon të jetë artiste! Palo artiste...

Mësohet se gazetarja në fjalë, ka bërë dje kallëzim penal ndaj Rrezarta Shkurtës. Ne solidarizohemi me kauzën e koleges dhe I bëjmë thirrje prokurorisë të verifikojë pamjet filmike të kamerave në oborr, kamera që kane fiksuar agresionin e kësaj vajze të përkëdhelur që ngjan më shumë me boksiere se me këngëtare, ndaj gazetares.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D