Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Gjendet djaloshi i "Terminator 3"
3:11 PM
Gjendet djaloshi i "Terminator 3"
Aktori i filmit "Terminator 3”, Nick Stahl, i cili ishte i zhdukur për më shumë se një javë është paraqitur në rehabilitim, tha për mediat ish-gruaja e tij Rose Murphy, raportojnë mediat botërore.Murphy për faqen e internetit "E!' Online” ka thënë se aktori, i cili ka një histori të gjatë të përdorimit të drogës, "me të vërtetë është duke punuar shumë në mënyrë që pastrohet”.Zhdukja e këtij aktori 32-vjeçar ishte raportuar në polici në fillim të këtij muaji. Ai gjatë fundjavës së kaluar u dërgoi një e-mail miqve dhe familjes, me anë të të cilit i njoftonte se është duke aplikuar për rehabilitim, raporton ueb-faqja e cila përcjell të famshmit, "TMZ”.Stahl njihet më së shumti për rolet e tij në filmin "Sin City” dhe si John Conner në "Terminator 3”'. Ai nga martesa me Murphyn ka një vajzë nga viti 2009, por çifti kohët e fundit përfundoi marrëdhënien e tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D