Kryesore » 2012 » Gusht » 29 » Genta Ismajli iu vë “kushte” fansave për surprizën e radhës
12:45 PM
Genta Ismajli iu vë “kushte” fansave për surprizën e radhës
Këngëtarja Genta Ismajli po lë pas vetes një verë me plot ngjarje e thashetheme. Ajo ka zhvilluar një turne koncertesh nëpër qytetet shqiptare, ka ndërprerë bashkëpunimin me DJ-in e saj pas një zënke, ndërsa tani ka mbetur edhe pa menaxher në SHBA, pasi ai i deritanishmi është arrestuar atje.Megjithatë, Genta është duke punuar dhe tashmë ka përfunduar një projekt të ri muzikor. Nëpërmjet faqes së saj zyrtare në rrjetin social "Facebook”, ajo ka paralajmëruar publikimin e versioni të ri të këngës "Hajde ça po pret”. Por, për publikimin e saj, këngëtarja ka një kusht. Nga rreth 399 mijë fansa sa i ka në këtë faqe, ajo pret t’i shtohen edhe 1 mijë të tjerë, para se ta publikojë këngën, që do të jetë si ”dhuratë” për fansat e saj.Pershendes 399,000+ fansat ne Facebook. Faleminderit shume. Kenga "Hajde Qa Po Pret” me version te ri eshte duke u punuar me nje klip permbledhes te eventeve te ketij viti dhe do jete e gatshme si dhurate posa do behemi 400,000+. Deri atehere ju uroj gjitha te mirat nga zemra. GI
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D