Kryesore » 2012 » Mars » 13 » Genta dhe Nora imitojnë njëra tjetrën
5:02 PM
Genta dhe Nora imitojnë njëra tjetrën
Krejt e kundërta ndodh kur flasin pa dorëza në mungesë të shoqi-shoqit. Kështu duket se ndodh me të gjithë, por rasti në fjalë është padyshim i veçantë. Bëhet fjalë për dy këngëtarët Genta Ismajli dhe Nora Istrefi.Marrëdhëniet mes artistëve të fushës muzikore gjithmonë janë të komplikuara. Kur janë me njëri-tjetrin, ata japin shembullin e një shoqërie të fortë e të sinqertë. Krejt e kundërta ndodh kur flasin pa dorëza në mungesë të shoqi-shoqit. Kështu duket se ndodh me të gjithë, por rasti në fjalë është padyshim i veçantë. Bëhet fjalë për dy këngëtarët Genta Ismajli dhe Nora Istrefi. Dy koleget në muzikë nuk janë komentuar kurrë për ndonjë afrimitet mes tyre, njësoj siç nuk janë komentuar për ndonjë armiqësi. Të gjendura në një tavolinë festive mes kolegesh të tjerë, Genta ka marrë përsipër të vërë disi në lojë Norën. Ajo është çuar në mes te lokalit dhe ka imituar mënyrën e interpretimit të Norës në këngën e saj hit, "Dy shokë”, imitim që është kthyer në një situatë humori për të pranishmit.Por nëse për këdo "hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”, me Norën nuk ndodh kështu.Ajo nuk u ka lënë shumë kohë të qeshurave të kolegeve, por është ngritur menjëherë për të realizuar edhe ajo performancen e imitimit. Roli i ri si "aktore” i këngëtarëve, i ka bërë ato personazhe të mbrëmjes, por nuk e dimë nëse i ka bërë miqësore mes tyre, apo e kundërta!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D