Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Genc Salihu dominon në VFM
2:13 AM
Genc Salihu dominon në VFM
Kënga "Rrugëve” nga Genc Salihu fitoi çmimin kryesor dhe tre çmime të tjera në edicionin e nëntë të Videofestit Muzikor- njërës prej ngjarjeve të pakta muzikore në Kosovë që mbledh yjet më të mëdha të estradës muzikore shqiptare- që u zhvillua të hënën mbrëma në Teatrin Kombëtar.

Klipi i këngës "Ani, ani syn” nga Tingulli 3nt dhe Flori fitoi në zhanrin hip-hop, derisa hiti "Delicious” i Dafina Rexhepit në bashkëpunim me MC Kreshën fitoi në kategorinë "Best New Artist”.

Dafina Zeqiri dhe Ledri ishin të pakonkurrencë me videospotin e këngës "Ti po m’pëlqen” në kategoritë R&B dhe ‘styling’ më të mirë.

"Rrugëve” nga Genc Salihu fitoi në konkurrencën e meshkujve, në zhanrin rok, për regjinë më të mirë dhe u shpall videoklipi më i mirë këtë vit në Videofestin Muzikor.

Dy çmime i takuan edhe klipit të këngës "Dua të iki larg” nga Rezarta Shkurta dhe Vedat Ademi- ata fituan në kategoritë duet dhe pop, ndërsa "Blla, blla, blla” morën çmimin në konkurrencën e grupeve.

Nga emrat që argëtuan të pranishmit dhe audiencën e gjerë ishin Argjentina Ramosaj, Eneida Tarifa, Big D, Nita Latifi, Yllka Kuqi, Mentor Haziri, Alma Bektashi, Rovena Dilo etj.

Lista e plotë e fituesve në VFM ‘11:

Videospoti më i mirë i zhanrit hip-hop: Tingulli 3nt ft. Flori- "Ani, ani syn”

Videospoti më i mirë në konkurrencën artisti i ri më i mirë- Dafina Rexhepi ft. MC Kresha- "Delicious”

Videospoti më i mirë në konkurrencën R&B- Dafina Zeqiri ft. Ledri- "Ti po m’pëlqen”

Videospoti më i mirë i zhanrit rok- Genc Salihu- "Rrugëve”

Videospoti më i mirë në konkurrencën grupi më i mirë- Blla, blla, blla- "Kujt i bie”

Videospoti me ‘styling’ më të mire- Dafina Zeqiri ft. Ledri- "Ti po m’pëlqen”

Videospoti me regjinë më të mirë- Genc Salihu- "Rrugëve”

Videospoti më i mirë i zhanrit pop-folk- Albërie Hadërgjonaj- "Kur nuk shkon, nuk shkon”

Videospoti më i mirë në duet- Rezarta Shkurta ft. Vedat Ademi- "Dua të iki larg”

Videospoti me performancën më të mirë- Besa Kokëdhima- "Kalorësi i natës”

Çmimi i karrierës- Haki Misini

Çmimi i organizatorit- TDS ft. Nora Istrefi- "Ka je”

Videospoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve- Genc Salihu- "Rrugëve”

Videospoti më i mirë i zhanrit pop- Rezarta Shkurta ft. Vedat Ademi- "Dua të iki larg”

Çmimi YouTube – Aurela Gaçe ft. Dr Flori & Marsel- "Origjinale”

Videospoti më i mirë në konkurrencën e femrave- Argjentina Ramosaj- "Perfekt”

Videospoti më i mirë- Genc Salihu- "Rrugëve”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D