Kryesore » 2011»Shtator»20 » Gazetarja Rudina Xhunga i jep fund beqarisë, fejohet me diplomatin Dritan Hila
2:20 PM
Gazetarja Rudina Xhunga i jep fund beqarisë, fejohet me diplomatin Dritan Hila
Ajo që na bën të ngulemi para ekraneve dhe të ndjekim orë të tëra debatesh, që nga ato dhëmbë për dhëmbë në politikë e deri tek romanet, kësaj here e ka vështirë të flasë.Nuk do të donte të fliste për veten, edhe pse ajo e di shumë mirë që nuk mund t’u shpëtojë ngacmimeve të gazetarëve. Fundja, lajmi tashmë është dhënë. Ishin lulet e mbërritura "tradhtaret” që shpërndanë lajmin fillimisht në Top Channel e pastaj… Rudina Xhunga, një nga ikonat e gazetarisë televizive në Shqipëri, i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e diel, në një ceremoni të vogël, familjare, gazetarja ka kryer ritin tradicional të fejesës. Po kush është fatlumi?! Quhet Dritan Hila dhe nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Fillimisht një diplomat i rezervuar, ish-punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më pas analist për çështjet ndërkombëtare, emri i Hilës do të lakohej shpesh kohëve të fundit në ekrane të ndryshme televizive, apo edhe opinione e analiza në faqet e të përditshmeve shqiptare. Presim të na e thotë vetë Rudina, nëse njohja e tyre ka lindur pikërisht në studiot televizive, gjatë debateve në emisionin "Shqip”, në Top Channel, apo diku tjetër. Gjithsesi, lajmi i madh është fejesa, e cila siç edhe dihet, do të sjellë një tjetër rrjedhë në jetën e gazetares dhe moderatores televizive, e cila e ka nisur rrugën e gazetarisë qysh prej vitit 1994, së pari në faqet e të përditshmeve të kohës. Por duket se dashuria e madhe do të ishte televizioni dhe madje fronti më i egër, ai i debateve social-politike. Deri në vitin 2002 ka drejtuar emisionin politik "Dritare” në TVSH, kohë prej së cilës u shfaq në ekranin e Top Channel, ku drejton emisionin "Shqip”. Është autore e tre librave ("Të dua për sfond”, "Preja e një martese të lodhur”, "Sikur Ana”) dhe adhuron të flasë për letërsinë. E kontaktuar vetëm pak para se të hynte në emision, Rudina Xhunga preferoi të mos fliste shpejt e shpejt për këtë ngjarje të jetës së saj, por na premtoi se do të na rrëfejë gjerë e gjatë në një intervistë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS