Kryesore » 2012 » Shtator » 2 » Flori: Jam shumë i afërt me Elvanën
3:07 PM
Flori: Jam shumë i afërt me Elvanën
Për Florian Mumajesin, ditët e verës nuk kanë kaluar me pushime. Ai pasur shumë aktivitete, ka bërë disa materiale muzikore edhe për veten edhe për të tjerë, si dhe ka performuar nëpër koncerte,zakonisht i shoqëruar nga Elvana Gjatën.Kjo veçse ka shtuar thashethemet që ka kohë që qarkullojnë, se Flori është i lidhur me Elvanën.Por, Flori ka hedhur poshtë këto spekulime, duke thënë se aktualisht nuk ka një të dashur."Akoma nuk është një vajzë që e dua dhe unë i dedikoj fjalën "te dua”. Spekulimet mbi Elvanën kanë një arsye dhe arsyeja është publike. Unë kam qenë shumë i afërt prej vitesh me të dhe akoma jam shumë i afërt fatmirësisht, jo vetëm si bashkëpunëtor, por edhe si mik, edhe si dy njerëz që e duam shumë njëri-tjetrin, e respektojmë, ia njohim vlerat, ia njohim veset, jemi shumë mirë,” ka thënë Flori në një intervistë për TCH.Ai ka shtuar se këto spekulime kanë bërë që ata t’i kursejnë vetes ndonjë përqafim që miqësisht e jepnin gjithmonë. Tani e kursejnë për faktin se dikush mund t’i fotografojë.Por ai ka konfirmuar se "sa i përket dashurisë, akoma është i padashuruar.I pyetur nëse do të ishte çudi që një ditë Elvana dhe Flori do të ishin në altar së bashku, këngëtari është përgjigjur: "Edhe po të bie në dashuri nuk e mendoj altarin.”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D