Kryesore » 2012 » Prill » 1 » Flori, i preferuari i femrave edhe në Gjermani
4:29 PM
Flori, i preferuari i femrave edhe në Gjermani
Përveç koncerteve dhe performancës së shkëlqyer, Flori Mumajesi është pritur shumë mirë gjatë udhëtimit të tij në Gjermani, më saktë në qytetin e Düsseldorfit. Si zakonisht në mbrëmjet ku këndon ai, pjesë e koncertit janë më shumë nga gjinia femërore, pasi ai tashmë njihet si një nga meshkujt më të pëlqyer të skenës shqiptare. Flori Mumajesi nuk ka ngurruar që foton të cilën e ka realizuar me dy fanse të tij, të cilat i japin puthje të nxehta në faqe, ta postojë në faqen e fansave në facebook. Flori për momentin është një nga emrat më të kërkuar në skenën shqiptare, qoftë si këngëtar ashtu edhe si kantautor, pasi punon edhe për emra të njohur të rajonit. Realizimet që bëhen në studion e tij muzikore, nominohen për projektet më të mira edhe në shtetet fqinje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D