Kryesore » 2011 » Maj » 29 » Fitorja e Barcës, ja si e pritën yjet tona!
9:14 PM
Fitorja e Barcës, ja si e pritën yjet tona!
Barcelona është shpallur kampion i Evropës në futboll dhe finalja e të shtunës e zhvilluar në Londër, e cila u ndoq nga e gjithë bota, sigurisht se la emocione dhe mbresa ndër tifozë. Por, si e përjetuan fitoren e Barcelonës ‘VIP-at’ kosovarë nëpër rrjetet sociale?
Argjentina Ramosaj, një prej yjeve të reja në estradën tonë, e cila njihet si tifoze e Barcelonës, u shpreh tejet e ngazëllyer me triumfin, duke shkruar në Twitter: "Barcaaaaaaa. OMG, 3-1. Barcelonaaa ahahaha love it!”.
Pa u shprehur nuk mbetën as reperët. Ledri i Skillz shfrytëzoi llogarinë e tij ‘sekrete’ në Facebook për të shprehur kënaqësinë mbi fitoren e Barcelonës.

"Na po vim…Barcellona”, u shpreh nga ana tjetër reperi i Tingullit 3nt, Getoar Selimi me anë të Twitterit.

Secili ka mënyrën e vet të të shprehurit dhe ashtu si të tjerët, Besnik Canolli a.k.a 2po2 shfrytëzoi fitoren e Barcelonës për të promovuar në njëfarë mënyre albumin e ri.

"Barca!!! Fitore e Sinqert!”, shkroi 2po2 në profilin e tij në Facebook, duke promovuar kështu këngën e re me titull "Fitore e Sinqertë” e cila do të vie si bashkëpunim me Unikkatilin
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D