Kryesore » 2011 » Maj » 22 » “Fisnikët” me shumë këngë këtë verë
0:59 AM
“Fisnikët” me shumë këngë këtë verë
Grupi i mirënjohur "Fisnikët” për herë të parë kanë marrë pjesë në festivalin "Top Fest 8”. Ata në këtë festival janë paraqitur me këngën "Vdeksha unë për ty”, baladë e realizuar nga vetë anëtarët e grupit.
Vokalisti i grupit, Agim Gërguri, pohon se kënga ka arritur të shkojë në gjysmëfinale në Top Fest dhe është mirëpritur në publik. Janë të pakta festivalet që "Fisnikët” marrin pjesë, arsyeja, sipas Agimit, nuk janë të dhënë pas festivaleve.

"Ne nuk jemi adhurues të festivaleve, shumë rrallë marrim pjesë në to. Nuk hyjmë në to vetëm për të fituar por thjesht se duam të prezantohemi para publikut. Pra më e rëndësishme është pjesëmarrja sesa çmimi”, ka thënë ai për "Zërin”.

Edhe pse kënga ka shkuar në gjysmëfinale, sipas Agimit, ende nuk është bërë e ditur se a ka arritur të shkojë edhe në finale apo jo.

"Për këngën tonë e dimë se ka shkuar në gjysmëfinale, ndërsa për në finale ende nuk na kanë lajmëruar asgjë. Tash edhe atje po dominon situatë e tensionuar për shkak të zgjedhjeve dhe kemi dëgjuar që mbrëmja finale është shtyrë edhe për dy javë”, shton ai.

"Fisnikët” tani kanë nisur punën edhe për një këngë tjetër e cila do të jetë e shoqëruar me videoklip. Sipas Agimit, ata gjatë këtij viti kanë planifikuar që t’i realizojnë disa këngë, ku secila prej tyre do të ketë klipin e vet.

"Nuk kemi menduar të punojmë album për faktin se shitja e tyre ka rënë në masë të madhe, andaj nuk kemi llogari të realizojmë ndonjë. Kemi menduar që gjatë kësaj sezone verore t’i realizojmë disa këngë të njëpasnjëshme ku secila do të lansohet bashkë me videoklip”, shton ai.

Përveç këngës, Agimi vazhdon punën si drejtor në Institutin e Kosovës për Mbrojtje dhe Monumente.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D