Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Filmi i parë porno në shqip, zbulohen aktoret shqiptarë
7:22 PM
Filmi i parë porno në shqip, zbulohen aktoret shqiptarë
Nëse deri dje keni parë filma të zhanrit "Hard XXX” me personazhe të huaj, këtë vit për herë të parë shqiptarët (+ 18) do të kenë mundësinë të ndjekin në një kanal digital, një film të këtij zhanri, por me personazhe shqiptarë. "Panorama plus” ju sjell ekskluzivisht rrëfimin e Erionit 25 vjeç, i cili në film do ketë edhe rolin e regjisorit. Për të …gjitha sfidat rreth realizimit të filmit, fillimet si striptizer dhe punën deri më tani, ai flet në vazhdim.
Erion, ju keni xhiruar edhe një film porno, të parin në Shqipëri, mund të na flisni më shumë rreth këtij projekti?
Filmi është i ndarë në tri pjesë nga një çift secila, çdo pjesë zgjat 20 minuta, të tri pjesët janë vende xhirimi në ambiente të ndryshme, skenografia është shumë e bukur, pasi çdo pjesë ka një fillim të bukur dhe situata të ndryshme.

Na rrëfe sfidat që ke kaluar për të realizuar filmin, si ju erdhi ideja?

Si fillim, kur mendova që të realizoja një film po*no, mendova se si do të gjeja elementet, si do të gjeja sponsorat, fillova të shkruaja në word çdo detaj dhe kostoja më doli disi e lartë dhe pa ndihmën e sponsorave nuk munda ta bëja.

Kështu, projektin që unë e kisha mbaruar, e prezantova në disa televizione dixhitale shqiptare, dhe njëri prej tyre e pranoi dhe ramë dakord që të bashkëpunonim, dhe televizioni në fjalë mori përsipër blerjen e filmit.

Regjisori i filmit cili është?
Vetë i kam bërë të gjitha. Unë jam marrë vetë me çdo gjë, duke filluar nga gjetja e elementeve që janë 3 djem dhe 3 vajza.


Janë shqiptarë të gjithë protagonistët?

Po, janë shqiptarë.

Një pyetje e fundit, si është të bësh seks para disa njerëzve?

Të bësh seks në intimitet është diçka e bukur dhe bën lirshëm çdo veprim, por elementet që janë pjesë e filmit janë po aq të lirë sikur janë në intimitet. Dhe në fakt, gjatë xhirimit të duket sikur je vetëm me partneren. Edhe kolegët e mi e kanë pasur me qejf të bëjnë diçka të tillë dhe mezi kanë pritur që t’u jepej një mundësi për të realizuar dëshirat e tyre dhe gjatë xhirimeve kanë qenë mjaft të qetë të gjithë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D