Kryesore » 2011 » Dhjetor » 10 » Fanella e Lorik Canës shitet 13 000 euro për bamirësi
11:47 PM
Fanella e Lorik Canës shitet 13 000 euro për bamirësi
Genta Ismajli, Afërdita Paçarada, Diellza Kolgeci, Dren Abazi ishin disa nga fytyrat më të njohura publike që ishin bërë pjesë e aksionit humanitar që kishte organizuar shoqata humanitare Nënë Tereza�. 
Interes të veçantë përbënte pjesëmarrja e këngëtares së njohur Nexhmije Pagarusha, e cila edhe pse në moshë të thyer kishte vendosur që imazhin e saj ta përdorë edhe në bamirësi. Aksioni kishte për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare për të ndihmuar shërimin e fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Pikërisht atë natë ishte organizuar edhe një gala koncert, ku merrnin pjesë sopranoja Ermonela Jaho, këngëtarja e njohur Eda Zari dhe shumë artistë të tjerë shqiptarë të shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës. Si çdo vit, edhe këtë radhë shumë personalitete të njohura, përfshirë këtu politikanë, ministra, aktorë, humoristë, këngëtarë, moderatorë e gazetarë ishin bërë bashkë për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Syri i kamerës gjatë gjithë xhirimeve kishte fokusuar disa emra të njohur të skenës, të cilët me shumë dëshirë kishin pranuar ftesën për të qenë pjesë e këtij organizimi humanitar. Telefonatat nuk kishin të ndalur nga të gjitha anët, por më shumë donatorë ka pasur nga Zvicra e Gjermania, si dhe shtete të tjera ku jetojnë shqiptarët. Shuma e grumbulluar kaloi shifrën prej 400 mijë eurosh përmes telefonatave, si dhe pati disa donacione nga bankat e Kosovës. E pranishme në këtë organizim ishte dhe aktorja e njohur kosovare, Arta Dobroshi, e cila për dy javë rresht po qëndron në Prishtinë tek familja e saj. Arta gjatë gjithë kohës mbante në dorë telefonin në pritje të donatorëve. Përveç pjesëmarrjes së saj në këtë gala koncert humanitar, aktorja e njohur kishte nxjerrë në ankand edhe fustanin e saj, të cilin e kishte dizajnuar Krenare Rugova, me të cilin Arta ishte paraqitur në Kanë të Francës, kurse çmimi i tij ishte 750 euro. Por, ky fustan është ende në shitje. 

Ndryshe nga fustani i Artës, fanella e futbollistit të famshëm Lorik Cana është shitur në kohë rekord dhe me një çmim prej 13 mijë eurosh. Kështu bëjnë të ditur burime pranë televizioneve, që kanë ndjekur nga afër këtë manifestim, transmeton Panorama plus.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D