Kryesore » 2011 » Maj » 28 » Ervini & Ermela, çifti rinis bashkëjetesën dhe planifikojnë udhëtim
7:06 PM
Ervini & Ermela, çifti rinis bashkëjetesën dhe planifikojnë udhëtim
Kësaj here kumbar i rilidhjes së tyre është bërë Jonela e "Big Brother 4”, e cila si mikeshë e përbetuar e Ermelës ka menduar të organizojë festën e ditëlindjes së saj të shtunën e kaluar, për t’i bashkuar në njëfarë mënyre Ervinin dhe Ermelën, pas sherrit mes tyre dhe ftohjes së marrëdhënies pak javë më parë. Pas sherrit që ndodhi mes tyre në Vlorë, ku dëshmitarë ishin shumë prej banorëve të "Big Brother 4”, si Ervini, edhe Ermela dhanë variante të ndryshme të arsyes së konfliktit. Ervini u largua direkt drejt Italisë dhe pastaj u zhvendos për disa ditë në Londër, si për t’i dhënë kohë vetes dhe Ermelës për ta menduar në qetësi, nëse do ta vazhdonin lidhjen më tej apo jo. Por, ndërkohë që Ermela pohoi dy herë publikisht ndarjen nga Ervini për mospërputhje karakteri, si fillim në emisionin e Olti Currit në "Top Albania Radio” "Live from Tirana” dhe, më pas në "Pasdite në Top Channel”, ku deklaroi ndarjen përfundimtare nga Ervini. Nga ana tjetër, Ervini, pas një lidhjeje dymujore shumë pasionante me Ermelën, pavarësisht se çfarë ndodhi mes tyre, preferoi të mos e pranonte ndarjen në media, duke e konsideruar sherrin e ndodhur në Vlorë thjesht një zënkë banale mes dy të dashuruarve dhe që s’kishte si të përfundonte me ndarje. Gjithsesi, ai e pohoi dhe vetë që të dy janë tipa të paparashikueshëm dhe, natyrisht që nuk ishte çudi që shumë shpejt mund t’i shihnim bashkë, të dashuruar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Dhe kështu ka ndodhur. Ka qenë Jonela, e cila ka organizuar një festë për ditëlindjen e saj, ku mes miqve dhe ish-konkurrentëve të "Big Brother” i ka bërë një ftesë të qëllimshme Ervinit, i cili ndodhej ato ditë në Londër. Ai ka udhëtuar direkt drejt Tiranës dhe të gjithë të pranishmit janë çuditur kur kanë parë të hyjnë në festën e Jonelës, të dy bashkë Ermela dhe Ervini. Në këtë natë është parë distanca që ka mbajtur Torosi ndaj tyre, duke mos u bashkuar me çiftin ashtu si më parë. Kjo, pasi ka një ftohje momentale mes Torosit dhe Ervinit, për shkak të thashethemeve dhe komenteve në gazeta, ku thuhej se shkak për sherrin e tyre është bërë Torosi. Ndërkohë që, nuk dihet se deri kur do i mbajnë këto marrëdhënie të ftohta Torosi me Ervinin, ndërsa me Ermelën vazhdon shoqërinë njësoj. Tashmë Ermela dhe Ervini kanë rinisur bashkëjetesën në apartamentin e tij. Madje, ata kanë planifikuar një udhëtim të shpejtë në Venecia, pas një ftese që ka marrë nga disa disko atje për të qenë e ftuar Ermela fundjavave”. Ervini pohoi për "Panorama Plus” se, "për momentin ndihemi shumë mirë me Ermelën, e kemi rikthyer lidhjen aty ku ishte”. Nisur nga komentet e xhelozisë dhe të qenit kundër që Ermela të jetë pjesë e netëve në clube të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, Ervini u përgjigj se "Nuk jam xheloz, dhe nuk e pengoj Ermelën të jetë pesë e tyre, pasi çdo prezencë e saj aty përkthehet në para dhe për mua asgjë të keqe nuk ka”. "Madje” tha ai "unë tashmë jam në negociata për t’ia mbyllur unë bisedat me club-et për këto "serata” të Ermelës”. Deri tani Ermela dhe Toros kanë marrë pjesë të dy në clube, ashtu siç do të jenë këtë fundjavë në një club në Tiranë… Po në turin që Ermela do të bëjë në Venecia, a do të jetë Toros?! "Nëse ka dëshirë le të vijë, nga unë nuk ka asnjë pengesë. Unë e theksoj që Toros ëshët djalë i mirë dhe kjo ftohje është thjesht një keqkuptim dhe hatërmbetje mes nesh”, ka pohuar Ervini.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D