Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Erleta-Kastros: U lodha nga ti!
6:48 PM
Erleta-Kastros: U lodha nga ti!
Nuk është hera e parë që Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, bën show televiziv, duke u keqkuptuar në publik. Dhe nuk është hera e parë që e pëson. Rasti i fundit ishte nata përmbyllëse e "Zonë e Lirë”, ku i ftuar te Arian Çani ai bëri një "show” ndryshe kësaj here. Momenti më kulminant në "Zonë e Lirë” ishte kur pas një kërkese të Çanit, Kastro dhe e ftuara tjetër, gazetarja nga Kosova, Jehona Ferati, u treguan të gatshëm të hidheshin në pishinë me gjithë rroba.Deri në atë moment gjithçka show, por ditën tjetër Kastro është gjendur sërish para paragjykimeve dhe keqkuptimeve në lidhje me sjelljen e tij pa frena në publik. Një sjellje e tillë do të mërziste të parën Erletën, bashkëshorten e tij të re, nga lidhja me të cilën sapo është baba i një vajze. Ndaj ai i shkruan këtë letër ndjese, drejtuar asaj dhe publikut, ndërsa e cilëson veten "i kryqëzuari”. Duke e konsideruar si një pastrim shpirtëror dhe një lutje për harmoni familjare, Kastro flet për të gjithë pasojat e të qenët një personazh televiziv pa tabu.

Ky ishte artikulli për Kastron dhe lutjet e tij për kthimin e Erletës, mirëpo duket se Erleta nuk do t’ia di për pendimin e tij, shkruan orainfo.

Erleta Hoti, e cila ndodhet në pushime, ka postuar në rrjetin social faceebok, si duket një përgjigje për Kastron.

Ajo në anglisht, nder tjerash shkruan se "unë mendoj se nuk është ‘funny’ që të vije keq dhe dëshiron që të kthehem, kjo më bën të qesh. Merre si mësim të mësuar. Ti thua që të vije keq, por unë po iki”.

Tutje shkruan Erleta se "gjatë gjithë kohës t’i ishe duke luajtur lojëra. U lodha”. "U lodha nga mënyra që të kthehem, u lodha nga mashtrimet dhe gënjeshtrat tua. U lodha nga fillimi i përleshjeve tua. Qëlloja, ti fytyrë e bukur, u ngopa, s’jam më e njëjta”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D