Kryesore » 2012 » Qershor » 25 » Eneda Tarifa nuk e ka në plan të martohet
6:43 PM
Eneda Tarifa nuk e ka në plan të martohet
Për Eneda Tarifën, ceremonitë serioze në jetë janë konvencion, ndërsa spektaklet plot humor si "Portokalli” janë arsyeja që një artist me shpirt melankolik të zbresë me këmbë në tokë. Për martesën dhe pritjen e një fëmije ajo thotë se nuk ka ndërmend të bëjë plane. Festoi 30-vjetorin në një darkë krejtësisht private, ndërsa po jeton karrierë ndryshe në televizion."Kur një shoqja ime e gjimnazit që jeton jashtë më pyeti pas 15 vitesh nëse unë dhe Erioni vazhdojmë ende, dhe mori përgjigjen "po”, ajo më tha: "Nëse do mësoja se historia jote me Erionin ka mbaruar, do vërtetoja që nuk kishte dashuri. Shoqet e mia të klasës, miqtë e mi e kanë si etalon lidhjen tonë, e lakmojnë në kuptimin e mirë të fjalës. Është fat të përjetosh një lidhje të tillë, pra të jesh kaq gjatë me një person. E vërteta është se ne jemi ndarë disa herë dhe kemi kaluar ato krizat e një lidhjeje, por përsëri i kemi tejkaluar. Me kalimin e viteve kemi kuptuar se ne nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin. Është një ndjenjë që e kemi mbajtur gjallë me shumë kujdes duke larguar tundimet që na rrethojmë, ndërkohë që nuk kemi pasur ndonjë kërcënim real. Lidhja jonë është vendim, edhe pse vazhdimin nuk mund ta parashikoj” tha Eneida për panorama plus.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D