Kryesore » 2012 » Qershor » 22 » Emir Bajrami, më i bukuri i Evropianit 2012
4:02 PM
Emir Bajrami, më i bukuri i Evropianit 2012
Ronaldo mund të jetë lojtari më i mirë i Evropianit. Mund të jetë edhe më i miri i botës... Por më i bukuri është dikush tjetër. Besuat ose jo, ai është Emir Bajrami, lojtari i vetëm shqiptar që ka luajtur në Euro12, duke mbrojtur ngjyrat e Suedisë, raporton albinfo.Bajramin, në këtë "post” e kanë zgjedhur lexuesit dhe klikuesit e portalit të gazetës zvicerane me tirazhin më të madh, "20minuten". Ai është zgjedhur pas 1.8 milion dueleve që i kanë luajtur online lexuesit e 20minuten.ch, duke i "vënë në garë" 84 lojtarë të kampionatit, pas përfundimit të ditës së 12 të tij.Vazhimisht në monitor figurojnë dy "kandidatë” të rastësishëm dhe përmes klikimit, lexuesit i diskualifikojnë ose i zgjedhin njërin prej tyre, sipas shijes. Menjëherë pas Bajramit, "shoqëruesi i parë” i mister Euro12 është zgjedhur Niko Kranjçar i Kroacisë, i treti Markus Rosenberg i Suedisë, i katërti Mats Hummels i Gjermanisë, i pesti Jesus navas i Spanjës etj...Siç po e shihni, askund nuk gjendet i adhuruari i futbollit evropian, "diva”, Christiano Ronaldo. Ai, sipas shijes së lexueeseve të 20minuten.ch ka zënë vetëm në vendin e 31-të. Por, ka edhe më keq, Rooney anglez është në vendin e 84-t, pra të fundit.Emir Bajrami 24 vjeçar që nga fillimi i këtij sondazhi interesant, kur e kishte "kapur” vendin e parë, nuk e kishte lëshuar atë deri në fund.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D