Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Eminem lë pas Rihannan dhe GaGan për “Like” në Facebook
8:55 PM
Eminem lë pas Rihannan dhe GaGan për “Like” në Facebook
Portali "Huffington Post" publikoi një listë prej dhjetë fytyrave të të famshmëve, të cilët kanë më së shumti "Like" në rrjetin social Facebook. Gjykuar për nga numri i adhuruesve në komunitetin virtual, ylli më i popullarizuar aktualisht është reperi amerikan Eminem.Duke marrë parasysh shumën totale të "Like" të të gjitha faqeve të dedikuara për të njëjtat personalitete të të famshmëve, "Huffington Post" ka përpiluar një listë të top dhjetë personaliteteve më të popullarizuara të kulturës pop.Gjatë hartimit të listës janë marrë parasysh vetëm pop ikonat, ndërsa janë shmangur karakteret nga filmat e animuar, markat, kompani dhe të ngjashme si këto.Më së shumti "Like" në kohën e publikimit të listës, ka pasur reperi amerikan, Eminem, 54,644,112.Në vendin e dytë u rendit bukuroshja nga Barbadosi, Rihanna me 53,402,379. Ndërsa në top treshe hyri edhe e çuditshmja, Lady GaGa me 49,225,680 të "Like" në kohën e publikimit të listës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D