Kryesore » 2012 » Qershor » 15 » Elvana Gjata fiton “Dancing With The Stars Albania 3″
3:09 PM
Elvana Gjata fiton “Dancing With The Stars Albania 3″
Elvana Gjata u shpall mbrëmjen e së enjtes si fituesja e edicionit të trete të spektaklit Dancing With The Stars Albania. Kështu Elvana ka fituar çmimin e madh, një apartament luksoz, që e merr si një dhuratë fantastike përveç trofeut të "Dancing 3”.Në finale Elvana u përball me këngëtarin Vedat Ademi dhe fitorja në fakt ishte e vështirë pasi pikët e të dyve ishin shumë afër njëri-tjetrit.Pas marrjes së çmimit, këngëtarja shprehu falënderime për ata që e mbështetën. "Jam jashtëzakonisht shumë e emocionuar. Ndjej që kam fituar me të vërtetë shumë. Kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që unë e prisja, sepse që e vogël kam dashur të merrem me balet. Dhe tani kam fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme që do të vlejë në karrierën time ndaj i faleminderit publikut që më bëri të fitoja këtë garë sot”, – u shpreh plot emocione Elvana.
Fitues i çmimit të dytë, Vedat Ademi po ashtu ishte i kënaqur: "Ka qenë vërtetë eksperiencë e paharrueshme për mua. Dua të falënderoj familjen time në radhë të parë, dy prindërit e mi, dy vëllezërit e mi dhe motrën time. Sigurisht që të gjithë produksionin, përfshirë të gjithë stafin. Pa diskutim përshëndes jurinë që na ka mbështetur. Sigurisht falënderoj Enadën dhe Gertin”,
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D