Kryesore » 2011 » Maj » 26 » Eltoni rikthehet në Tiranë me Rock’n Roll
8:45 AM
Eltoni rikthehet në Tiranë me Rock’n Roll
"Atdhe… vapë… thashetheme… cigare… papunësi… mall”. Me këto fjalë e ka përshkruar Tiranën, kryeqytetin kontrovers, kantautori i mirënjohur Elton Deda, i cili prej shumë vitesh jeton me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto ditë, 38-vjeçari që është një nga emrat më në zë të muzikës pop-rock në vendin tonë, ka udhëtuar në drejtim të Shqipërisë, ku veç të tjerash do të mbajë një koncert për gjithë adhuruesit e tij të shumtë, më 26 maj, pra këtë të enjte, në "Folie Bar”. "Elton Deda The rebels, live in Rock at Folia, Tirana Albania. 

Vetëm Rock’n Roll! Jeni të mirëpritur, por të gjithë ju që preferoni muzikën house apo techno, mos ejani”, – ka shkruar jo pa ironi për adhuruesit e muzikës komerciale Deda në profilin e tij në Facebook. Kantautori prej pak kohësh ka përfunduar albumin e tij më të fundit, që titullohet thjesht "Antologji”.

Ky album, ku bëjnë pjesë disa nga këngët e tij më të njohur si dhe shumë krijime të reja, është natyrisht në vijimësi të rrymës që ai përfaqëson si këngëtar, ndërsa pjesa më e madhe e teksteve janë shkruar nga Orges Toçe.

Në koncertin e 38-vjeçarit Elton Deda, i cili ishte i pranishëm në Tiranë vetëm pak muaj më parë; nuk mund të mungojnë këngët më të mirënjohura të tij, si "Qyteti i vjetër”, "Nuk kërkoj tjetër njeri” etj. Për sa i përket albumit, Deda ka thënë se krijimet janë zgjedhur me kujdes që të kenë veçantinë e tyre, sikurse të gjitha këngët e tij të tjera./ Standard/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D