Kryesore » 2012 » Gusht » 12 » Ekskluzive: Rita Ora së shpejti koncert në Prishtinë
5:18 PM
Ekskluzive: Rita Ora së shpejti koncert në Prishtinë
Pop ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, shumë shpejt pritet të performojë në Kosovë, ndërsa dëshira e shumë fansave pritet të plotësohet pikërisht pas lansimit të albumit të saj të parë. Telegrafi ka mësuar nga burime të afërta me Rita Orën se janë të afërmit e asaj në Kosovë ata që janë duke i bërë përgatitjet e koncertit të madh të saj, që pritet të mbahet në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.Performanca e Ritës në Prishtinë nuk është e lehtë të realizohet, pasi ajo pritet të fillojë një turne pas lansimit të albumit të parë, një turne ky që do të përqëndrohet në Britani dhe vende tjera të cilat kanë mundësi të paguajnë shuma të mëdha të hollash për të.
Kjo vërtetohet edhe nga një videoxhirim i bërë nga Zone Club, ku Rita përshëndet një prej klubeve më të mëdha të natës në Kosovë, duke aluduar kështu për një koncert të mundshëm në Prishtinë.Rita Ora është në lansim të albumit të saj debutues "O.R.A”, i cili pritet të shënojë shpërthimin e saj zyrtar drejt majes së top listave botërore, me konkurrenten kryesore, yllin nga Barbados, Rihanna.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D