Kryesore » 2012 » Shkurt » 28 » Edison Kelmendi - modeli shqiptar që pozon për Versace
4:48 PM
Edison Kelmendi - modeli shqiptar që pozon për Versace
Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është paraqitur në sfilatën e fundit të modës së kompanisë prestigjioze "Versace”, në prezantimin e koleksionit të ri të veshjeve për meshkuj për sezonin vjeshtë/dimër 2012/13.Bukuroshi në fjalë është Edison Kelmendi, i lindur në Gjakove, por që prej moshës njëvjeçare jeton në Zvicër."Kam nënshkruar kontratë me ‘Versace’-n, që do të thotë se kam pasur të drejtë të sfiloj vetëm për këtë kompani, prandaj fatkeqësisht më është dashur të anuloj angazhimet për Roberto Cavalli-n dhe brende te tjera”, ka thënë Edisoni për mediat shqiptare.Modeli shqiptar ka pohuar se ende nuk ka bashkëpunuar me ndonjë kreator shqiptar, por që në të ardhmen shpreson që kjo do të realizohet.
"Fatkeqësisht akoma jo, por shpresoj që në të ardhmen do të kem mundësi të punoj me ndonjë dizajner shqiptar dhe të jem pjesë e modës shqiptare. Kjo do të më bënte të lumtur”, ka shtuarEdinsoni.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D