Kryesore » 2011»Tetor»5 » Eda Zari: U rrita në tabanin popullor, s’këndoj dot ndryshe
4:43 PM
Eda Zari: U rrita në tabanin popullor, s’këndoj dot ndryshe
E shoqëruar nga instrumentistët e StingAta do të vijnë në Tiranë në koncertin e 21 tetorit, jo sepse dinë ndonjë gjë për Shqipërinë, por sepse e duan muzikën, sepse i kanë me merak t’i luajnë ca motive të shkëlqyera që u propozon Eda Zari, por edhe sepse nuk mbahen me të madh, ndonëse prej vitesh luajnë për Stingun. Kitaristi Dominic Miller dhe perkusionisti Rhani Krija do të jenë pjesë e bandës së instrumentistëve që do të shoqërojnë këngëtaren Eda Zari në Tiranë, në koncertin ku do të prezantojë albumin e saj më të ri "Toka incognita”. Një album, ku ndihet fuqishëm mbështetja në truallin muzikor shqiptar, kryesisht në ato polifonik, por ku nuk mungojnë as jaret e Shkodrës. Kitaristi Miller është një nga instrumentistët më të afërt për këngëtarin anglez, të cilin e shoqëron prej vitit 1990. Ndërsa Rhani Krija i është bashkuar grupit të Stingut prej vitit 2003, ku ai e ftoi të bëhej pjesë e albumit "Sacred Love”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS