Kryesore » 2011»Tetor»9 » Dy shqiptarë, kandidatë për deputetë në Kanada
6:09 PM
Dy shqiptarë, kandidatë për deputetë në Kanada
Quhen Gerti Dervishi dhe Mark Jagg. I pari me emër shqiptar, pasi bën pjesë në emigrantët shqiptarë të viteve të fundit, ndërsa tjetri me emër anglo-sakson i përket shqiptarëve emigrantë të hershëm, i lindur dhe rritur në Kanada. Por në gen të dy janë shqiptarë. Në zgjedhjet e tri ditëve më parë, në 6 tetor, kanë kandiduar për të qenë dy nga 107 deputetët e dalë nga zgjedhjet legjislative të Ontarios, krahina më e madhe e Kanadasë. Gerti Dervishi kandidon nën flamurin e Partisë së Re Demokratike, ndërsa i dyti është kandidat i pavarur. Gerti Dervishi Shënohet si i pari shqiptar mes emigrantëve të pas 90-ës në Kanada, që ia ka dalë të kandidojë për një vend në Parlament. Pas dymbëdhjetë vjetësh në një vend që s’ishte i tiji dhe ku mbërriti në moshën 18-vjeçare. La me gjithë familjen Tiranën, vendlindjen e tij dhe nisi një jetë të re në Toronto të Kanadasë në vitin jo të largët 1999. Tani është vetëm 30 vjeç dhe me gjithë konkurrencën e fortë ia doli të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare kanadeze, duke përfaqësuar Partinë e Re Demokratike (PRD). "Ai sjell energji dhe ide të reja për ndryshim në Ontario”, shkruhet në faqen e partisë për të cilën ai kandidon për Gerti Dervishin. Në një intervistë, dhënë për revistën kanadeze "Collective”, ai deklaroi se PRD kishte programin më të mirë elektoral në ndihmë të shtresave të mesme dhe të varfra të vendit. "Rritje taksash, por paralelisht me krijimin e vendeve të reja të punës. Fondet publike duhet të jepen vetëm për kompanitë të cilat krijojnë vende të konsiderueshme pune”, është shprehur. Gerti Dervishi ka punuar në Shërbimet Publike të Ontarios, një ish-projekt-menaxher në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kujdesit Afatgjatë, ku u tregua i aftë të ofronte nivelin më të mirë të taksave, duke rritur nivelin e shërbimit në Ontario për njerëzit me aftësi të kufizuara. "Njerëzit janë të parët dhe në këtë pikë ka shumë rëndësi të ndihmoj familjet e Ontarios dhe bizneset e vogla në këto kohë të vështira krizash”, thotë. Edhe pse ende nuk ka një rezultat, thjesht kandidimi për herë të parë i një ish-emigranti përbën një sukses. Përbën edhe një shpresë për komunitetin shqiptar që jeton në Toronto, për të cilët është shprehur se ‘do të dijë t’i bashkojë dhe mbështesë”. Mark Jagg "Jam mbrojtës i popullit”, "Di si të organizoj gjërat”, "Drejtues i aftë komuniteti”, "Liri”, "Kundër burokracisë”, "Të drejta të barabarta”, ‘Kundër racizmit që na dhemb të gjithëve!”. Me këto parime ka dalë përpara njerëzve Mark Jagg. Shqiptar me origjinë nga Shkodra, por i lindur në Kanada. Në zgjedhje mori pjesë si kandidat i pavarur për deputet provincial në zonën elektorale Davenport, ku njihej si anëtar dhe lider i komunitetit në konferenca apo protesta manifestuese të shpeshta. Përpara bashkëkombasve të vet shpaloste programin e tij në anglisht, por Jagg flet edhe shqip. Në vitin 2008 ai ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Queens Park në Toronto në emër të komunitetit shqiptar në Ontario. Si kandidat i pavarur, Jagg ka shpërfaqur reforma dhe ambicie të mëdha në ekonomi, shëndet, edukim, për fëmijët dhe liri më të madhe e thjeshtëzim të burokracisë së aparatit shtetëror. Gerti Dervishaj 30 vjeç, Vendlindja: Tiranë, Vendbanimi: Eglinto-Lawrence në Kanada, ku ka banuar për shumë kohë. Këtu edhe kandidon për deputet, pra aty ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Gerti ka studiuar në Universitetin Ryerson, ku ka marrë një master në administrim biznesi (MBA), si dhe një diplomë të gradës së parë (bachelor) nga Universiteti i Otavës në inxhinieri elektrike. Ai gjithashtu ka certifikata për drejtimin e ndërmarrjeve të biznesit nga Project Management Institute. Mark Jagg 52 vjeç. Vendlindja & Vendbanimi: Davenport. Arsimi: Ka studiuar jurisprudence dhe fizikë atomike. Ka bërë shumë studime, të cilat i ka paraqitur në shumë universitete të Amerikës së Veriut. Edhe sot fizika ngelet një pasion i tij. Jeta: Në vite ka investuar në pasuri të patundshme, ku ai ka pasur sukses. Është themelues i "Save Our Children.Ca”. Përvojë në politikat provinciale, aktivist, organizator dhe lider komunitet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS