Kryesore » 2011 » Dhjetor » 20 » Dushku, dëshira për ditëlindje: bamirësia
4:53 PM
Dushku, dëshira për ditëlindje: bamirësia
Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, ka kërkuar nga fansat që të mos i dërgojnë dhurata për ditëlindjen e saj, por t’i dhurojnë para për bamirësi.Ylli i filmit "Bring it On” më 30 dhjetor mbush plot 31 vjet dhe dëshiron të grumbullojë sa më shumë para për organizatën e Ugandës, "Tharce-Gulu”, e cila ndihmon viktimat e luftës.Ndërkaq, si shpërblim për fansat donatorë, Dushku i ofron njërit prej tyre shansin që të fitojë një bisedë ballë për ballë dhe të xhirojë me aktoren."Është sërish periudha më e bukur e vitit… Ditëlindja ime po afron, në datën 30 dhjetor, dhe unë do të jem sërish 18 vjeçe…! Në rregull, mbase jo tamam, por sidoqoftë ende e kam një dëshirë për ditëlindje. Në vend të dhuratave ju kërkoj të gjithë ju miqve të mi zemërgjerë, që të merrni pjesë me dhurimet për "Tharce-GULU”, organizatën tonë të dashur në Ugandën Veriore, e cila ofron mjekim të traumave dhe mjekim psikik për ish-fëmijët ushtarë dhe viktimat e luftës”, ka shkruar Dushku.Vitin e kaluar, Dushku grumbulloi rreth 30.000 dollarë për bamirësi në ditëlindjen e saj të 30-të.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D