Kryesore » 2012 » Qershor » 27 » Drita D’Avanzo, shqiptarja e “Mob wives”
2:54 PM
Drita D’Avanzo, shqiptarja e “Mob wives”
Drita D’Avanzo është një nga emrat e njohur në televizionin amerikan si pjesë e reality show ''Mob wives''.Kjo shfaqje përcjell jetën e femrave, pasi burrat ose baballarët e tyre janë arrestuar dhe burgosur për lidhje me mafian.Drita ka lindur dhe është rritur në Amerikë, por prindërit i ka shqiptar. Ka modeluar që në moshën 14-vjeçare, por si profesion bazë ka të qenit "make-up artist”.Është duke lancuar linjën time kozmetike të quajtur "Just Me Cosmetics”, diçka për të cilën ajo është shumë e lumtur.Gjithashtu ka luajtur me skuadrën kombëtare të futbollit për femra.Për Dritën, rrugëtimi deri tek një karrierë e suksesshme në televizion ka qenë i mundimshëm.'Është e vështire të jesh pjesë e një shfaqje televizive. Unë jam njeri shumë diskret dhe nuk para hapem me të tjerët. Kam punuar në të njëjtin vend për vite me radhë dhe asnjëherë s’kam ndarë me të tjerët shqetësimet ose problemet e mia. Pra, nuk është e lehtë për mua të hapesh me dikë dhe të flasësh për çdo gjë”.

"Gjithashtu më ka shqetësuar fakti nëse kjo ka qenë zgjedhja e duhur për fëmijët e mi, por mundësitë e biznesit janë të pafundme ndaj dhe më është dashur të bëj dhe të ofroj më të mirën për fëmijët e mi,'' ka thënë ajo për ''Bluetooth''.

Ndërkohë, Drita shpreson që shumë shpejt ta vizitojë Shqipërinë, pasi gjithmonë ndihet krenare me prejardhjen e saj shqiptare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D