Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Djaloshi me të cilin Kim kishte xhiruar videon pornografike – tallet me të
4:36 PM
Djaloshi me të cilin Kim kishte xhiruar videon pornografike – tallet me të
A është ish i dashuri i Kim Kardashian, Ray J me të vërtetë në një pozitë për t’u tallur me starletën amerikane?Ish i dashuri i Kim Kardashian, Ray J, me të cilin ajo si e re regjistroi një porno video, falë së cilës u bë e famshme, në mënyrë ironike ka komentuar statuset e kohëve të fundit në Twitter."Unë nuk do të isha kjo që jam sot, nuk do të isha mendjemprehtë dhe person i pjekur po mos të kaloja nëpër sfidat që më detyruan të zhvillohesha në një person të mirë", ka shkruar Kim në Twitter. "Orientoje jetën tënde drejt perspektivës pozitive. Nuk jemi definuar nga e kaluara jonë", ka shtuar ajo. Dhe pikërisht kjo fjali bëri që Ray të bënte një koment të shkurtër "Lol", që mund të interpretohet si një nënqeshje me atë që ishte thënë.Kim nuk ka komentuar për komentin e ish të dashurit të saj. Por, kjo nuk është hera e parë që Ray J. komentoi mbi veprimet e tani të famshmes, Kim. Në librin e tij "Death of a Cheating Man: What Every Woman Must Know About Men Who Stray” shkroi se si Kim e mashtroi burrin e saj të parë, Damon Thomas me të. "Marrëdhënia jonë ishte e bazuar në kiminë e egër dhe skjashmërisht seksuale”, kishte shkruar ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D