Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Dino Merlin koncert në Prishtinë
9:27 PM
Dino Merlin koncert në Prishtinë
Këngëtari legjendar ballkanik, Dino Merlin, pritet që të mbajë një koncert të madh verën e vitit 2013 në Prishtinë. Dino ka rezervuar muajin korrik të vitit 2013 për të mbajtur një koncert në kryeqytetin tonë, dhe këtë fakt ai e ka bërë publik edhe në ueb faqen www.whereeven.com.Ky koncert do të mbahet në stadiumin e Prishtinës dhe afro 40 mijë bileta pritet të dalin në shitje.Sipas spekulimeve, Dino Merlin do të jetë i shoqëruar në këtë koncert edhe nga rok grupi legjendar shqiptar, Elita 5.Çmimet e biletave besohet se do të kushtojnë nga 20 euro bileta të thjeshta, deri në 40 euro për bileta VIP.Dino Merlin është këngëtar boshnjak dhe njihet si një prej emrave më të mëdhenj në gjithë historinë e muzikës moderne ballkanike. Ai njihet për hitet e mëdha si "Sve je Laz”, "Supermen”, "Moj je Zivot Svicarska” dhe shumë e shumë këngë të tjera që janë bërë hite jo vetëm në Bosnjë dhe Kroaci, por edhe në vendin tonë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D