Përveç këngës, ku po arrin të korrë mjaft suksese, Ryva tani ka nisur edhe një punë tjetër. Ajo sapo ka marrë postin e drejtoreshës në Shkollën e Lartë të Dizajnit të Modës "Dizajn Factory”, në Prishtinë, në të cilën punë thotë se po ndjehet shumë mirë, shkruan Zëri."Oferta për të marrë postin e drejtoreshës në ‘Dizajn Factory’, më erdhi papritur. Mendoj se njohuritë e mia nuk mungojnë në këtë fushë dhe do të mundohem të punoj mjaft shumë”, ka thënë ajo për "Zëri”. Ryva mendon të vazhdojë punën e saj edhe në këngë dhe ajo sapo ka lansuar videoklipin më të ri të këngës "Hajde zemër”.Këtë këngë ajo thotë se e ka përgatitur me Don Arbasin dhe Big Basta-n, ndërsa klipi është gjiruar në Prishtinë nga produksioni ‘Urban Grafic”. Në paraqitjet e saj në klip, Ryva ka pasur një bashkëpunim me shtëpinë e njohur të modës "Menakon” nga Gjilani.Performanca e saj e fundit në Videofestin muzikor ishte me fustanin e bukur nga "Menakon”, me të cilët Ryva vazhdon të ketë një bashkëpunim të mirë. Planet e Ryvës në të ardhmen janë të shumta, por me kohë pritet t’i përmbushë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS