Kryesore » 2012 » Mars » 22 » Adelina mohon lidhjen me Gold AG
5:36 PM
Adelina mohon lidhjen me Gold AG
Edhe pse janë parë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndonëse kanë mbajtur edhe disa koncerte bashkë në Zvicër, Adelina Tahiri thotë që nuk është në lidhje me Arian Agushin apo Gold AG siç e njohin të gjithë.Ajo nuk preferon të flasë shumë për jetën e saj private, por na lë të kuptojmë se ka dikë në zemrën e saj dhe personi në fjalë nuk është fytyrë publike."Edhe pse përflitet shumë për jetën time private, asnjëherë nuk kam preferuar të tregoj dhe të jem e hapur në opinion. Sa i përket Arianit për të cilin thonë se e paskam të dashur, kjo nuk qëndron, sepse në fakt unë atë po e takoj për të dytën herë dhe nuk mund të nisë një lidhje dashurie me një person që e kam takuar dy herë në jetë. Megjithëkëtë nuk është e domosdoshme që i dashuri im të jetë person publik, mund të jetë edhe një djalë i rëndomtë”, ka thënë ajo për "Zëri”.Adelina tani ka nisur punën e saj në show-n televiziv "Dancing with the Stars” që pretendon të arrijë suksese."Jam shumë e kënaqur që po marrë pjesë në këtë show, sepse fillimisht dua ta tregoj talentin tim edhe në fushën e vallëzimit dhe më pas të shoh edhe rezultatin”, shton ajo. Planet e saj janë që gjatë kësaj periudhe të lansoj në treg edhe një këngë dhe videoklip të ri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D