Kryesore » 2011 » Dhjetor » 20 » Daniel Craig, agjenti 007 afatgjatë?
11:30 PM
Daniel Craig, agjenti 007 afatgjatë?
Daniel Craig mendon se mund të përballojë fizikisht edhe për vitet e ardhshme interpretimin e spiunit britanik më të famshëm të të gjitha kohërave, James Bond. Aktori britanik po negocion me producentin Michael Wilson për të qenë pjesë e pesë filmave të ardhshëm të agjentit 007."Jam i kënaqur me punën e Craig dhe do të më pëlqente që ai të kalojë Roger Moore me 8 filma”, theksoi Wilson duke iu referuar rekordit të aktorit londinez 84-vjeçar në vitet 1973 deri në 1985.Craig, i cili gjithmonë ka qenë i pasionuar pas kinematografisë së pavarur europiane dhe shumë pak i dhënë pas Hollywood-it, do të siguronte një kontratë të majme nëse do të arrihet një marrëveshje.Ishte pikërisht interpretimi në ‘Casino Royale’ që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare pas shumë vitesh në role dytësore dhe me famë vetëm në vendlindje.
Vitin e ardhshëm pritet të shfaqet filmi më i ri i agjentit 007 me titull ‘Skyfall’.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D