Kryesore » 2011 » Shtator » 10 » Dafina Zeqiri ndahet me sherr nga Krenari
6:23 PM
Dafina Zeqiri ndahet me sherr nga Krenari
Dafina le ne mes te nates shtepine e Krenarit me 55 valixhe.Dyshohet se sherri eshte bere per para, shkruan gazeta panorama.
Duket se ka qenë një natë vërtet stresuese për këngëtaren sexy Dafina Zeqiri nga Kosova, e cila, pas një sherri me familjarët e të dashurit të saj prej vitesh, Krenar Cocaj, është larguar përfundimisht nga banesa e tij, duke marrë me vete dhe garderobën prej 55 valixhesh.
Konflikti i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa Dafina i ka komunikuar Krenarit vendimin e saj për t’i dhënë fund lidhjes, dhe për pak biseda ka degjeneruar në sherr të madh, ku janë përfshirë dhe familjarët e tyre. Burime të sigurta kanë treguar,se ka qenë babai i Krenarit, që ka ndërhyrë, duke mos e lejuar Dafinën të largohej nga shtëpia, dhe duke e mbajtur në një farë mënyre peng me qëllimin për ta zbutur situatën dhe ndoshta për një reflektim nga ana e saj për të vazhduar lidhjen.Por, Dafina, e cila ishte kthyer për pak ditë në Prishtinë, aty ku ndodhen dhe dy motrat e saj këto ditë, Besa dhe Tringa, ka kërkuar me telefon ndihmë nga kushërinjtë e saj, të cilët kanë shkuar e kanë marrë Dafinën pothuaj me forcë nga shtëpia e të dashurit. Nuk dihet qartë arsyeja e konfliktit mes tyre, por prej pak kohësh Dafina nuk menaxhohej më nga Krenari, i cili me natyrën mjaft xheloze të tij, siç e kanë komentuar dhe gazetat, e ka shoqëruar këngëtaren hap pas hapi në të gjitha aktivitetet apo koncertet, ku ajo ka qenë e ftuar të këndojë.
Tashmë, menaxherin e Dafinës e bën djali me emrin Drin Zatriqi, menaxher klubesh nate të njohura në Prishtinë, i biri i Agim Zatriqit, ish-drejtorit të RTK në Kosovë. Ndërkohë që nga miq të tyre të afërt kanë qarkulluar fjalë që mes tyre ekziston diçka më shumë se thjesht marrëdhënia e punës, por gjithesesi kjo mbetet për t’u pohuar nga ata vetë. Ndërsa, nëse i rikthehemi marrëdhënies së Dafinës me të dashurin e saj, ajo është komentuar si një lidhje që shpeshherë ka kaluar kriza. Vetëm vitin e kaluar mediat shkruan se çifti u nda, për faktin se Dafina kishte krijuar një lidhje me këngëtarin e grupit "Skillz”, Ledri Vula.

Por lajmi shumë shpejt u fashit, pasi Dafina e mohoi ndarjen në intervistat e saj në media, madje dhe faktin se mes tyre kishte konflikte. Ndërkohë që pas klipit "Dangerously in love”, Dafina ndodhet në Prishtinë për përfundimin e albumit të ri me titull "Just Me”, që përmban dhjetë këngë dhe që do ta promovojë për pak ditë në Prishtinë. Thuhet se arsyeja e konflikteve me Krenarin ka qenë pasi ai i shpenzonte paratë që ajo fitonte nga koncertet, ndërkohë që as familja e saj nuk kanë qenë pro kësaj lidhjeje.

Dafina, e cila është mjaft e njohur në Kosovë, Shqipëri e diasporë, jeton mes Prishtinës dhe Suedisë, vendi ku ka lindur dhe ku jeton nëna dhe dy motrat e saj. Pas promovimit të albumit në Prishtinë, ajo do të largohet drejt Suedisë për pak pushim, siç u ka pohuar miqve dhe për të reflektuar mbi jetën e saj. Para ca kohësh, Dafina u përfshi në një konflikt me modelen Xhulije Nura, një tjetër bukuroshe kosovare, që prej kohësh jeton në Finlandë.

Ata u rrahën në një lokal, pasi Dafina kur u kthye nga Suedia mori vesh tradhtinë që Krenari i kishte bërë me modelen. Dafina Zeqiri, e njohur në muzikë si Duffy, është 22 vjeç, dhe i hyri muzikës në fillim si shkruese tekstesh e pastaj si këngëtare, një talent i trashëguar ky nga nëna e saj këngëtare. Në vitin 2008 publikoi albumin e saj të parë më titull "Knock Down”, ku pati një sukses të madh. Gjithashtu mori pjesë në festivalin "Kënga Magjike 2008”, ku mori çmimin "Magjia e parë”. Më pas mori pjesë gjithashtu në "Top Fest 6” me këngën "Dua që ta di” dhe fitoi çmimin "Best RNB”. Në shtator 2009, mori pjesë në Polifest me këngën "Amazing Girl” dhe fitoi çmimin e publikut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D