Kryesore » 2012 » Korrik » 22 » Dafina Zeçiri, mollë sherri mes Cekic dhe Besfort Hasanajt
4:15 PM
Dafina Zeçiri, mollë sherri mes Cekic dhe Besfort Hasanajt
Ka plasur një tjetër skandal vjedhjesh dhe akuzash të ndërsjella mes Besfort Hasanaj dhe Cekic. Molla e sherrit quhet Dafina Zeqiri. Sipas një komunikate për shtyp, Besfort Hasanaj akuzon menaxherin e Dafinës, Cekic dhe "Onairmusic” si përgjegjës të zhdukjes së videos "Tonight” nga kanali ‘YouTube’, i cili deri pak ditë më parë është menaxhuar nga Besfort Hasanaj.Sipas Hasanaj, videoja është fshirë qëllimisht për arsye përfitimi. Meqë Dafina Zeqiri ia ka besuar videon kanalit të menaxhuar nga Hasanaj, Damir Cekic ka dashur t’ia heqë këtë të drejtë Hasanaj për të përfituar vetë nga lançimi i videos në kanalin e menaxhuar prej tij. Për t’i bërë gjërat më të qarta, arsyet e këtij sherri lidhen drejtpërsëdrejti me përfitimet e majme që marrin menaxhuesit e kanalit, sepse sa më shumë klikime të ketë një video aq më shumë të ardhura sjell për menaxhuesit e kanalit, që në këtë rast ishte Hasanaj.

Në fakt, videoja "Tonight” ka qenë një nga hitet shqiptare më të klikuara në ‘YouTube’. Por duke qenë se deklarata është vetëm nga ana e Hasanaj, i cili edhe më parë ka pasur përplasje të këtij lloji me këngëtarë të ndryshëm, vështirë të mësohet sesi qëndron e vërteta e kësaj historie. Por, çfarë kuptohet është fakti që Dafina Zeqiri sërish u kthye në "Helenën e Trojës”, për të cilën meshkujt zihen dhe shahen publikisht.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D