Kryesore » 2012 » Tetor » 19 » Dafina humb anën femërore
12:47 PM
Dafina humb anën femërore
Dafina Zeqiri, e cila në moshën 17 vjeçare u shfaq në skenën muzikore shqiptare me këngën "Harrimi i dashurisë”, tani ka një bagazh me këngë e videoklipe të pëlqyera nga publiku.Përveç ndryshimit në stilin e muzikës, me kalimin e viteve Dafina është transformuar edhe në pamjen e jashtme.Ajo, siç shkruan indeksonline, shquhet për ndryshime të shpeshta të ngjyrës e prerjes së flokëve, por pamja që ajo ka aktualisht, dallon shumë nga Dafina që e kemi njohur në fillim të karrierës, si një vajzë e ëmbël, që i këndon një dashurie të humbur.Këngëtarja, tani 23 vjeçare, në fotografitë e publikuara së fundmi, shfaqet mjaft e vrazhdë, me flokët e prerë shkurtër dhe me një vathë në hundë, një pamje jo shumë femërore. Duket se i këtij mendimi është edhe fotografi shqiptar, Fadil Berisha, i cili ka shfrytëzuar këtë pamje të Dafinës, për të realizuar një sesion të fotografive, ku ajo shfaqet në rolin e mashkullit, që joshet nga Emina Çunmulaj. Dafina ka disa javë që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prej asaj kohe nuk ka bërë asnjë paraqitje publike.Ajo po shfrytëzon rrjetet sociale, për t’i informuar fansat e saj, të shumtë në numër.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D