Kryesore » 2012 » Tetor » 14 » “Çmendet” Kim Kardashian, ish-i dashuri do të bëhet baba!
11:20 AM
“Çmendet” Kim Kardashian, ish-i dashuri do të bëhet baba!
Kim Kardashian për një kohë të gjatë ishte në lidhje me Reggie Bush, por marrëdhënia e tyre është prishur për shkak se ai nuk dëshironte të lidhej.Edhe pse tani është në një marrëdhënie të lumtur me reperin amerikan, Kanye West, Kim Kardashian sipas portalit "RadarOnline” është çmendur kur mori vesh se ish-i dashuri i saj është duke pritur një fëmijë me të dashurën e tij aktuale.
Siç raportojnë mediat amerikane, Reggie Bush, i cili është në lidhje me Lilit Avagyan, e cila të kujton shumë yllin e famshëm të reality shout, po pret një fëmijë. Lajmin, lojtari i futbollit amerikan e ka konfirmuar edhe vetë "E vërtetë është, fëmija është rrugës... Ne jemi shumë të ngazëllyer dhe ende nuk e dimë nëse do të jetë vajzë apo djalë. Mezi po e presim! Unë mendoj se kjo është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një burri dhe gruaje. Jam i lumtur që do të jemi një familje", ka thënë Reggie, i cili ishte me Kimin madje rreth tre vjet."Gjersa ata ishin në lidhje, Kim kishte kërkuar me ngulm që të ketë një fëmijë me të. Reggie atëkohë mendonte se ajo ishte shumë e fokusuar në punën dhe karrierën e saj. Dhe pas ndarjes, Kim akoma ushqente shpresat që sërish të pajtohet edhe pse në atë kohë ishte e martuar me Kris Humphries. Ajo e morri lajmin shumë ‘afër zemrës’, sepse ai do të ketë fëmijë me një tjetër dhe jo me të", zbuloi një burim për "HollywoodLife”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D