Kryesore » 2012 » Shtator » 2 » Çiljeta: Zbulohet bashkejetesa me Artitektin Amerikan
3:05 PM
Çiljeta: Zbulohet bashkejetesa me Artitektin Amerikan
Çiljeta Xhilaga është duke jetuar këto kohë një histori të re dashurie. Këngëtarja seksi, e cila së fundmi i është përkushtuar maksimalisht një sipërmarrjeje private, mësohet se ka nisur bashkëjetesën me një biznesmen të huaj. Origjina e djalit nga sa mësuam është amerikano- latine, por vendbanimi i tij është Franca.Djali që i ka vjedhur zemrën bukuroshes shqiptare, mendohet të ketë ardhur në Shqipëri për një investim privat, por nuk dihet asgjë më shumë rreth karakterit që ka pasur. Profesioni i tij në fakt është arkitektura, por prej vitesh merret edhe me biznes.Këngëtarja është njohur me të nga miq të përbashkët, ndërsa me kalimin e kohës ajo që nisi si shoqëri është kthyer në një dashuri të flaktë, aq sa për të Çiljeta ka lënë edhe shtëpinë e prindërve ku jetonte deri pak muaj më parë, duke u zhvendosur në një apartament luksoz në qendër të Tiranës, përkrah të dashurit të zemrës. Vetë Çiljeta e ka ruajtur shumë këtë pjesë të jetës së saj, por miqtë e ngushtë kanë qenë ata që e kanë dekonspiruar lajmin këtë herë.  
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.5/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D