Kryesore » 2012 » Qershor » 22 » Cila është dieta Adelinës
1:00 AM
Cila është dieta Adelinës
Të jesh VIP sot duhet të jesh edhe në formë të mirë. Për këtë edhe këngëtare të ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri tashmë kanë dietat e tyre. Këngëtarja e shkupjane Adelina Tahiri, e cila më shumë po rri në Tiranë, thotë se e ka gjenetike dhe rrallë hyn në ndonjë regjim dietal.
Adelinën në këto ditë vere e gjen duke drekuar në një nga lokalet e Tiranës.Përderisa kur pyetet se cili është ushqim i saj i preferuar, ajo thotë se është sallata e fshatit.

Pikërisht për këtë pyetet ajo dhe jo siç bëjnë shumica e gazetave sot nëpër Shqipëri e Kosovë, ku këngëtarët pyeten për dashurinë, por edhe për karrierën.

Këngëtarja 12 javët e fundit ka qenë prezent në Tiranë për shkak të pjesëmarrjes së saj në spektaklin "Dancing with The Stars”.

Gjatë kërcimit është vlerësuar gjithmonë e më shumë për linjat e saj të holla dhe trupin e tonifikuar. Kjo vihet re dhe në perfomancat e saj në klipet muzikore, ku një nga pikat e forta është trupi.

Ndërsa i kërkojmë recetën për këtë pamje të saj, ajo na tregon se nuk ka mbajtur ndonjëherë dietë që mund të na japë këshillat e saj. Jam reduktuar në ëmbëlsira dhe brumëra, thotë ajo, por jo se kam zbatuar ndonjë recetë konkrete për të qenë kjo që jam.

Dhe mos e shihni Tahirin si një 20-vjeçare që vetëm di të këndojë. Ajo shpesh vendos përparësen dhe kalon orë të tëra në kuzhinë jo duke skuqur vezë, por… speca të mbushura.

"Ja, kjo që po ha tani, sallatë fshati”, thotë ajo kur pyetet për ushqimin e saj të preferuar. "T’ju them të drejtën kam tre muaj që nuk ha në shtëpi dhe më ka marrë malli. Kjo më ka ndodhur për shkak të angazhimeve, jo se nuk dua”, përgjigjet ajo në lidhje me pyetjen se a ha në restorant apo në shtëpi.

Bukuroshja thotë se di edhe të gatuajë dhe këtë e bën shpesh. "Gatuaj, madje di të bëj shumë gjera jo vetëm ato të voglat që mund të imagjinoni ju (qesh). Për shembull një nga gatimet e mia të preferuara janë specat e mbushura dhe më besoni, i bëj shumë mirë. (qesh). Nuk e di (për pasulin), por ndoshta është nga të paktat gjellë që nuk ha”, thotë ajo në një intervistë të gjatë që e ka bërë për gazetën tiranase "Shekulli” .

Ajo po ashtu thotë se nuk ha edhe gjella që kanë në përbërje bishtaja apo bizele.

Cilin ushqim pëlqeni më shumë kur vini në Tiranë?

"Ajo që më pëlqen më shumë dhe e konsumoj shpesh kur vij në Shqipëri është pitja. Është edhe diçka që e konsumoj shpesh kur vij në Tiranë. Nuk ka ditë të mos e ha dhe kjo është trileçe. E bëjnë shumë mirë këtu, kam ngrënë dhe në vendet e tjera, por nuk e bëjnë si në Tiranë”, përgjigjet ajo.

Tahiri flet edhe për ushqimet nga brumi, të cilat thotë se janë shumë të mira, përderisa shpesh gatuan makarona me domate të freskëta. Edhe frutat janë diçka që ajo i adhuron shumë. "Edhe këto i kam pikë të dobët, por më shumë ato të detit. Jam konsumatore e rregullt e tyre, të paktën njëherë në javë”.

Sa i përket orarit të ushqimit, thotë se e zbaton atë vetëm kur e lejon puna.

"Mundohem të ushqehem sipas vakteve, por më lëvizjet e shpeshta që bëjë nuk arrij dot t’i respektoj oraret e të ngrënit”, thotë ajo.

Por, ata që mendojnë se do ta shohin Adelinën në fast food do të gabohen sepse këngëtarja thotë se rrallë viziton lokale të këtilla.

"Jo, mund të më ketë ndodhur shumë rrallë. Kujdesem për veten dhe insistoj të ha shëndetshëm aq sa mundem”.

Por, si arrin Adelina të jetë kaq në formë, ajo përgjigjet:

"Besoj se e kam gjenetike, madje ndonjëherë dua të jem e shëndoshë, më pas,…sërish e dobët. Nuk kam mbajtur ndonjë dietë që mund t’ju jap recetën tani. Thjesht reduktoj ëmbëlsirat dhe brumërat, por vështirë, një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës është edhe ushqimi, nuk dua t’ia privoj vetes këtë”. (Shekulli)

Dieta e Adelinës:

Ëmbëlsira e preferuar: Trileçe

Gatimi i preferuar: Speca të mbushura

Gjella që nuk ha: Fasulet
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D