Kryesore » 2011 » Korrik » 2 » Çifti Inis Gjoni – Arjan Selimi, së shpejti prindër
6:08 PM
Çifti Inis Gjoni – Arjan Selimi, së shpejti prindër
Pa asnjë dyshim, ky ka qenë viti i Inis Gjonit! Një vit suksesi si regjisore dhe me plot gëzime në jetën personale! Dhënia e lirisë të të dashurit të saj, Arjan Selimi, ka qenë lumturia e parë që ka mbushur zemrën e artistes. Kaq është dashur dhe gëzimet kanë vërshuar si ortek më pas për të! Në një fundjavë festive, sic shkruan e perditshmja "Mapo”, ajo ka marrë unazën e diamantë dhe një propozim emocionues për martesë nga Arjani. Mënyra e propozimit, gjithashtu, ka qenë krejt e pazakontë dhe mjaft surprizuese për damën e mbrëmjes. Ashtu siç është bërë edhe e njohur, Arjani nuk i është ulur në gjunjë apo të bënte ndonjë sjellje klishe, por pas kërkesës me fjalë për fejesë, ndërsa e ka puthur, ai ia ka lënë përmes puthjes në gojë unazën zyrtare! Ka qenë një gjetje e bukur dhe që e ka kënaqur pa masë Inisin. Paralel me ngjarjet personale, Inisi ka marrë emocione edhe si regjisore. Pas vënies në skenë të monodramës "Vdekja e mbretëreshës”, ajo do të korrte jo pak sukses me komedinë që u ndoq në mënyrë masive në Tiranë, "Salla e banjës”! Ndërkaq, thuhet se ka nisur të mendojë për shfaqjen e radhës… Por më parë Inisi ka një mision të mrekullueshëm, atë që çdo femër e pret me dashuri! Atë të sjelljes në jetë të bebit të saj të parë! Po, po! Është mëse e vërtetë! Artistja, Inis Gjoni është shtatzënë! Inisi është në muajin e tretë të shtatzënisë, kanë konfirmuar për gazetën burime të sigurta, ndërsa vetë artistja është përpjekur që gjatë kësaj kohe të mos ekspozohet shumë. Madje, ajo është përpjekur të evitojë edhe vizitat në Maternitet, duke ndjekur këshillimin me mjekun në mënyrë private. Ndërkaq, po nga burime pranë Inisit, kemi mësuar se të dy prindërit e ardhshëm janë mjaft të emocionuar për këtë ngjarje të madhe! Asnjëri prej tyre nuk është i shqetësuar për seksin e bebit, për ta është e rëndësishme ardhja në jetë në mënyrë sa më të shëndetshme e tij. Përsa i përket martesës së çiftit, ende ata nuk kanë vendosur diçka konkrete, kjo jo vetëm prej shtatzënisë së Inisit, por edhe për arsyen se ata të dy nuk po bien ende në një mendje. Arjani kërkon një dasmë të madhe, Inisi një të vogël! Por siç duket, bebi do t’i zhvendosë planet e martesës! Pasi tashmë gjithë mendimet dhe planet e dy të dashuruarve, janë tek ardhja në jetë e tij! Duket si një përrallë ajo çfarë po ndodh në të vërtetë aktualisht në jetën e Inisit. Një përrallë që të dy, ajo dhe Arjani, meritojnë plotësisht ta gëzojnë! Prandaj dhe ne ju urojmë sa më shumë lumturi dhe një beb sa më të shëndetshëm!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D