Kryesore » 2012 » Gusht » 10 » Çiftet më të paguara në botë
2:49 PM
Çiftet më të paguara në botë
Këngëtarja Beyonce dhe burri i saj Jay-Z, janë çifti më i paguar në botë. Sipas revistës "Forbes” për periudhën maj 2011 maj 2012, çifti ka fituar rreth 78 milionë dollarë dhe kanë lënë pas vetes supermodelen braziliane, Gisele Bundchen dhe burrin e saj, Tom Bradyn.Beyonce ka bërë më shumë para se burri i saj Jay-Z,teksa 40 milionë dollarë, ajo i ka marrë nga shitja e albumit të fundit "4”, plasmanit të suksesshëm të katalogut të saj, si dhe marrëveshjet e ndryshme sponsorizimi.Pas një turneu me Kanye Westin si dhe biznesit të madh të kompanisë së tij muzikore, Jay-Z ka kontribuar ndjeshëm në buxhetin e përbashkët.Në vendin e dytë të listës së lartcekur janë fituesit e vitit të kaluar, Gisele Bundchen dhe Tom Brady, me 72 milionë dollarë.

Marrja për shumë vite me modelim dhe kontrata katër-vjeçare e tij me ekipin e basketbollit New England Patriots, i kanë siguruar atyre një pozitë të lartë edhe këtë vit. Vendi i tretë për këtë vit i takoi Victoria dhe David Beckham, të cilët fituan 54 milionë dollarë, ndërsa në pozitën e katërt gjenden aktorët, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, të cilit kanë fituar 45 milionë dollarë.

Vendi i pestë me të ardhurat prej 40 milionë dollarë i takoi çiftit hollivudian, Will Smith dhe gruas së tij, Jada Pinkett Smith.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D