Kryesore » 2012 » Qershor » 16 » Busta Rhymes, sërish koncert në Prishtinë
1:59 AM
Busta Rhymes, sërish koncert në Prishtinë
Është ai përsëri. Njeriu i cili e realizoi koncertin më të mirë të karrierës së tij në 20 vitet e fundit, shkruan përsëri histori. Vjen në vendin tonë për herë të dytë dhe për ta ‘kallë’ edhe më shumë se sa në vizitën e tij të parë. Kompania NextLevel ka konfirmuar se Busta Rhymes do të performojë në Prishtinë më 19 gusht të këtij viti, që është dhe Nata e Bajramit.Koncerti do të mbahet te parkingu prapa Pallatit të Rinisë në ambient të hapur, ndërsa në të do të performojnë paragrupe kosovare dhe do të ketë një afterparty.Informacionet shtesë NextLevel do t’i bëjë të ditura në vazhdim, ashtu sikurse çmimet e biletave për këtë koncert të jashtëzakonshëm.Është hera e parë që Busta Rhymes performon në një vend dy herë, ndërsa tashmë vendimi për ta sjellë atë sërish në vendin tonë është pritur mirë nga adhuruesit e hip-hopit kosovar.Në performancën e tij në prill të vitit 2011, Busta Rhymes mbahet mend si performuesi më i mirë. Ai me hitet "Arab Money” dhe "Break Ya Neck” arriti të elektrizojë 5000 mijë të pranishëm, teksa kulmi i spektaklit të tij ishte mbajtja e flamurit tonë kombëtar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D