Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Busta Rhymes, koncert tjetër në Kosovë?
10:41 PM
Busta Rhymes, koncert tjetër në Kosovë?
Njeriu i cili realizoi koncertin më të mirë në karrierën e tij në Kosovë një vit më parë, Busta Rhymes, është duke kërkuar që në turneun europian të përfshihet dhe një datë për Prishtinën. Nexhat Morina, promoteri i njohur shqiptar ka deklaruar për Telegrafin se ka biseduar personalisht me menaxhmentin e Busta Rhymes dhe me vet reperin, i cili thotë se ka ende ‘trauma’ nga Kosova."Busta është duke kërkuar një koncert tjetër në Kosovë. Turneu i tij evropian mbahet gjatë verës dhe jam në bisedime me kompaninë Next Level që Busta të konfirmohet sa më shpejtë për një datë në një koncert i cili do të mbahej në ambient të hapur dhe me dhjetëra mijëra fansa”, theksoi Morina.Busta Rhymes njihet për hitet e tij "Arab Money” dhe "Look At Me Noë”, ndërsa prillin e vitit të kaluar shfaqi performancën më të mirë deri tani në koncertet e organizuara nga artistët ndërkombëtarë në Kosovë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D